Në Kuvend po diskutohet për marrëveshjen e arritur mes PS dhe PD për Kodin Zgjedhor. Në rendin e ditës është parashikuar të miratohet Kodi i Ri Zgjedhor, ndryshimet e të cilit ndodhen pas dakordësisë mes PD-së dhe PS-së.
Deputeti demokrat Dashnor Sula e konsideroi një ditë të veçantë, një ditë celebrimi martese, mes PD dhe PS, marrëveshjen e arritur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Në një ditë kaq të veçantë si kjo ceremonia e martesës, si ka mundësi që të mungojë Kryeministri, ministrat, deputetët, si dëshmitarë të kësaj martese
Duhet të bëjmë një diskutim serioz, nuk bëhet fjalë për një gjë të thjeshtë këtu, që duam ta kalojmë kështu. Mbaj mend në 2008-ën, ishin të gjithë prezent, pati diskutime”, tha Sula.
Pas përfundimit të fjalës së Gjiknurit, Sula thirri: Turp turp turp… e shkatërruat këtë vend, vrafshi veten!
Lini një Përgjigje