TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2024, 11:45

Pullat fiskale dhe markimi i karburanteve, Braçe sulmon qeverinë Rama: Për 11 vjet, shqiptarët paguan 99 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
Pullat fiskale dhe markimi i karburanteve, Braçe sulmon qeverinë
Erion Braçe

Deputet i PS-së, Erion Braçe ka folur në seancën e sotme plenare për koncensionin e pullave fiskale dhe tarifës së markimit të karburanteve.

Ai tha se në 11 vjet, shqiptarët kanë paguar nga xhepat e tyre minimalisht 99 mln euro.

Braçe tha se për koçensionin e pullave fiskale, qytetarët kanë paguar 4 mln euro në vit dhe në 11 vjet bëjnë 44 mln euro. Ai tha se kjo pulla fiskale ka qenë më e shtrenjta në të gjithë botën, referuar çmimit.

Në këtë kuadër, deputeti socialist tha se për markimin e karburanteve, qytetarët kanë paguar nga xhepat e tyre 5 mln euro në vit dhe në 11 vjet kanë paguar 55 mln euro.

“Pra në total janë 99 mln euro që janë paguar nga qytetarët e Shqipërisë, sa herë kanë blerë produkte akcize që kanë pasur pullën fiskale dhe karburante”, tha Braçe.

Ai tha se pasi na morën 55 mln euro nga markimi i karburanteve dhe 44 mln euro nga pullat fiskale, sot pas 11 vitesh, ne nuk marrim asgjë, sepse koncensionarët nuk kanë realizuar ato që kishin në kontratat e tyre.

“Markimi i karburanteve ishte një proces që kryhej në mënyrë manuale, ndërsa te pullat fiskale nuk kemi as atë sistemin e gjurmimit”, tha Braçe.

braçe pullat fiskale dhe markimi i karburanteve

Lini një Përgjigje