TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2024, 11:00

“1 në 3 nga kandidatët fitues do të jetë grua”/ Ndryshon Kodi Zgjedhor, deputetët amendament për hapjen e listave

Shkruar nga Pamfleti
“1 në 3 nga kandidatët fitues do të jetë grua”/
Konferanca e Kryetarëve

PS dhe PD do të dorëzojnë këtë të premte në Kuvend një amendament për pjesën e listës së hapur 2/3, me qëllim ruajtjen e kuotës gjinore.

Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua.

Lista e dytë e hapur do të përbëhet nga dy nënlista, një listë grash që garojnë mes tyre dhe një listë burrash që garojnë ndër vete.

Ky amendamenti është firmosur 26 deputetë, mes tyre edhe dy krerët e grupeve parlamentare Bled Çuçi dhe Gazment Bardhi.

“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listët një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuaem atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila do të përdoret për zbatimin e nenit 164 të jëtij kodi”, është pika që kërkojnë të shtohet në nenin 163 “Për shpërndarjen e mandateve”.

Ky amendatment do të nxisë një garë mes kandidatëve gra, pasi më e votuarat mes tyre do të kenë mundësinë të marrin një ulëse në parlament sipas parimit “një në tre emra i përket gjinisë më pak të perfaqësuar” 

Një formulë e tillë, sipas draftit të dakordësuar mes palëve ndiqet edhe për listën e fiksuar të cilët kanë të sigurt mandatin sipas listës së hartuar nga kryetari i partisë, duke respektuar kuotën gjinore.

“1 në 3 nga kandidatët fitues do të jetë grua”/

Theksojmë se opozita e mazhoranca kanë rënë dakord në parim për 2/3 e listave zgjedhore të hapura. Kandidatët e listës shumëemërore rirenditen në bazë të numrit më të lartë të votave.

Sot pritet që në Kuvend të votohen edhe ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme. Po ashtu ligji i ri për Policinë e Shtetit dhe ai për Prodhimin e Armëve.

Lini një Përgjigje