TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2024, 17:06

“Refuzimi i Kodit të ri, kundërshtimi i vendimeve të GJK”, Bardhi: Nëse jeni dashnorë të listave të hapura, hiqni dorë nga mandatet!

Shkruar nga Pamfleti

“Refuzimi i Kodit të ri, kundërshtimi i vendimeve të

Diskutimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë vijuar mes debatesh dhe kundërshtimesh, me disa prej anëtarëve të opozitës që nuk janë dakordësuar me këto ndryshime.

Por për Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi këto ndryshime janë një ftesë për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

I shtoi se refuzimi i këtyre ndryshimeve do të thotë kundërshtimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Duke iu drejtuar ligjvënësve kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, Bardhi u shpreh se nëse këta të fundit janë “kaq dashnorë të listave të hapura”, duhet të heqin dorë nga mandatet dhe të lënë në Parlament ata që kanë marrë më shumë vota se ta, por kanë qenë më poshtë në listë.

Po ftohemi të refuzojmë zbatimin e vendimeve të GJK, sepse në fakt drafti që kemi sot përpara për votim dhe që na është paraqitur nga kolegët e mandatuar, parashikon ekzaktësisht vetëm këtë. Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura, hiqni dorë nga mandati dhe lini ata që morën më shumë vota dje se ne. Secili prej nesh në qarqet tona ka pasur deputetë në listat tona më poshtë nesh që kanë fituar më shumë vota se ne.

Jepeni dorëheqjen sepse ka kolegë që ka më shumë vota se një pjesë prej nesh në këtë sallë. Kush thotë që GJK ka urdhëruar që listat të jenë 100% të hapura është injorant ose gënjen. GJK ka shfuqizuar numerikisht herësin e vendosur në ndryshimet e vitit 2020, duke e konsideruar si numër votash jo proporcional për qarqe të caktuara. Ndërkohë që ka quajtur si kushtetues të drejtën e ligjvënësit që brenda masës së vendosur nga kushtetuta, të përcaktojë modelin më të mirë që i nënshtrohet atij parimi kushtetues, që jo më pak se 1/3-a e listës së çdo partie të jetë e hapur. A është propozimi më i mirë i mundshëm, ndoshta jo, ndoshta po”, u shpreh ai mes të tjerash.

bardhi

Lini një Përgjigje