TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2024, 17:14

“Version më i keq se i 2008”, Dashamir Shehi thirrje deputetëve të opozitës: Ky ligj është turp, mos e votoni!

Shkruar nga Pamfleti

“Version më i keq se i 2008”, Dashamir Shehi thirrje

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje kolegëve opozitarë që të mos votojnë ndryshimet në kodin e ri zgjedhor.

Sipas tij, ndryshimet janë një përsëritje e sistemit zgjedhor, në formën më të keqe të tij. Ai shtoi se kodi është krijuar nga kryetarët e PS-së dhe PD-së për të pasuar pushtetin sa te njëri, sa te tjetri.

Ai shtoi se përveç votës së emigrantëve, pjesa tjetër e propozimeve nuk ka asnjë risi, përkundrazi vetëm përkeqësim.

Ky që bëhet sot, është edhe më i keq. Se nëse te ai i 2008 nuk diheshin rezultatet, ky dihet. Të përsërisni këtë sistem në formën më të keqe, tregon se nuk ka asnjë vullnet për qeverisje të mirë. U mbyllen dyert të rinjve. Në Gjirokastër duhet 30% të votave për të futur një deputet, në Berat 20%, në Elbasan 10%, praktikisht duhen mbi 10% të votave për të futur një nejri në politikë, përveç Tiranës.

I ke hequr qytetarëve të drejtën për të zgjedhur dhe fytyrën e deputetit, nuk ndodh në asnjë vend. Votat i numërojnë dy partitë e mëdha. Është një sajesë e krijuar nga dy njerëz për të ruajtur pushtetin njëherë njëri, njëherë tjetri. Por ky që e ka, s’e ka në mend ta lerë. Ju drejtohem ju kolegë opozitarë, për çfarë votoni mo? Çfarë avantazhi shton ky ligj, përveçse se mbron ca pushtetarë që nga fishekzjarrë kaluan te delikatese.

S’jemi vendi i shqiponjave, jemi vendi i kanarinave ore. Por a keni pak burrni. Turpi është yni. Unë nuk e votoj këtë ligj. Pozitive është vetëm ajo puna e emigrantëve, e dyta nëse këta zotërinj duan, bëjnë mirë të bëjnë votim elektronik të paktën në qytetet e mëdha. Pjesa tjetër është vazhdim i koorporatorizmit demokratik. Ky ligj nuk bën për shqiptarët, nuk është për të rinjtë. Dëgjova që thatë s’ka ardhur propozim, si nuk ka ardhur. Mos e bëni këtë turp për opozitën”, tha Shehi.

lzhk

Lini një Përgjigje