TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2024, 09:59

“Berisha duhet studiuar nga psikologë e sociologë’, Bamir Topi: Nëse ai drejton opozitën nuk ka shpresë për fitore

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha duhet studiuar nga psikologë e sociologë’, Bamir
Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur lidhur me marrëveshjen Rama-Berisha për Reformën Zgjedhore. Ai u shpreh se dy krerët e partive më të mëdha ribënë 2008-ën.

Topi deklaroi se fenomeni Berisha duhet të studiohet në mënyrë shkencore, nga politologë, psikologë e sociologë, Ish-presidenti theksoi se nëse ‘institucionin e shpresës’ (opozitën) e drejton Berisha, e kemi të ndaluar të ëndërrojmë e të shpresojmë.

“Burimi i ujit në kuptim metaforik, kalon tek këta të dy, Berisha-Rama. Këta ishin që bënë 2008, këta rikonfirmuan atë që konsiderohet edhe nga ata të tjerët që janë brenda, në përjashtim të një kasti që më kujton eurokomunizmin, që delegonte njerëzit e saj në pozicione për të dominuar sindikatat në kapitalizëm. Kështu janë disa njerëz, bëjnë servilin, rrotullohen, servilosen, depersonalizohen për të marrë një karrige.

Berisha e di shumë mirë që ç’kishte për të ndodhur, ndodhi. Kur unë them fenomeni Berisha në 34 vite duhet të studiohet në mënyrë shkencore, nuk po bëj ironi. Në mënyrë shkencore duhet të studiohet nga politologë seriozë. Nga sociologë, nga psikologë, pra nëse është aftësia e tij, nëse është një lloj varësie independence e njerëzve që janë pranë tij sepse ka ndodhur një tërmet shumë i fuqishëm brenda pak kohësh. Ç’më intereson mua historia e vulës apo siglës. Unë mbaj mend një ditë janari që mu kujtua filmi Skënderbeu kur turqit shkonin për të pushtuar kalanë e Krujës.

Kjo ndodh, në këtë lloj aktualiteti, dikush e quan absurditet, dikush e quan aftësi, trimëri, por historia është që në këtë terren shqiptar, në këtë mjedis që nuk arrin të identifikosh më cili është qytetar normal dhe jo normal, pikërisht kjo pjesë shkon dhe jep çmimin për të riardhur sërish dhe për të drejtuar institucionin e shpresës, opozitën. Institucionin e shpresës nëse e drejton ky personazh atëherë ti e ke të ndaluar të shpresosh, të ëndërrosh. Historia e fenomeneve që e ka ndjekur Shqipërinë dhe shqiptarët është një histori që ka ndodhur në një ditë. Unë nuk mund të arsyetoj dhe gjykoj për gabimet që çdo njeri bën në karrierën e tij politike, është e kaluar, por kur kjo histori vjen dhe agravohet dhe nuk jep asnjë shpresë për nëse”, tha ish-presidenti për "Top News".

Lini një Përgjigje