TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2024, 17:57

Pazari për Kodin Zgjedhor, Alibeaj letër presidentit: Mos dekreto draftin, shkelet parimi i barazisë

Shkruar nga Pamfleti

Pazari për Kodin Zgjedhor, Alibeaj letër presidentit: Mos dekreto

Enkelejd Alibeaj i kërkon presidentit Bajram Begaj të mos dekretojë Kodin e ri Zgjedhor. Deputeti opozitar doli kundër paktit Rama-Berisha për të hapur pjesërisht listat e deputetëve.

Alibeaj shprehet në një reagim se ky Kod shkel parimin e barazisë dhe i kërkon presidenti ta refuzojë.

Shqetësimi ynë përmblidhet në pamundësinë që votuesit shqiptarë do të kenë për të zgjedhur përfaqësuesit e tij jashtë vullnetit që të kryetarëve të partive. Në rast se ky ligj do të hyjë në fuqi, vitin e ardhshëm shqiptarët do të kenë ofertë nga partitë tradicionale vetëm një listë preferenciale të kryetarit. Këta kandidatë nuk do të kalojnë asnjë filtër përzgjedhjeje apo meritash por do të jenë të privilegjuarit e kryetarëve që do t’u ofrohen shqiptarëve si e VETMJA alternativë”, shprehet ai.

Reagimi i Alibeajt

I kam dorëzuar sot Presidentit të Republikës, kërkesën për mosdekretimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës sëShqipërisë" i ndryshuar", i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 26.07.2024.

Arsyetimi ligjor për këtë kërkesë mbështetet në faktin se ligji i miratuar mbrëmë, cënon parimet kushtetuese të parashikuara nga nenet 17, 18, 45 dhe 64 të Kushtetutës si dhe është në kundërshtim me frymën, arsyetimin dhe përfundimet e arritura nga vendimi 28/21 i Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu ky ligj ështe në kundërshtim me të drejtën që i njihet shtetit për kufizimin e të drejtave kushtetuese (e drejta për të zgjedhur me votë parapëlqyese); në kundërshtim dhe në shkelje të parimit të proporcionalitetit (kufizimi apo heqja e një të drejte në proporcion me interesin publik). Ligji i miratuar është në kundërshtim me frymën dhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese e cila përcakton se interesi i partive politike për vetërregullim nuk mund të kufizojë përtej nevojës proporcionale të drejtën e qytetarëve për të përzgjedhur me votë parapëlqyese përfaqsuesit e tyre.

Thënë ndryshe, shqetësimi ynë përmblidhet në pamundësinë që votuesit shqiptarë do të kenë për të zgjedhur përfaqësuesit e tij jashtë vullnetit që të kryetarëve të partive. Në rast se ky ligj do të hyjë në fuqi, vitin e ardhshëm shqiptarët do të kenë ofertë nga partitë tradicionale vetëm një listë preferenciale të kryetarit. Këta kandidatë nuk do të kalojnë asnjë filtër përzgjedhjeje apo meritash por do të jenë të privilegjuarit e kryetarëve që do t’u ofrohen shqiptarëve si e VETMJA alternativë.

 

Lini një Përgjigje