TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Korrik 2024, 17:19

Dashnorët e votave të qytetarëve dhe “të dashurat” e kryetarëve!

Shkruar nga Myslim Murrizi
Dashnorët e votave të qytetarëve dhe “të
Murrizi dhe seanaca e djeshme parlamentare

Pas mbrëmjes së djeshme, kjo betejë mes Dashnorësh dhe Dashnoresh do të vazhdojë deri 50 ditë përpara datës se zgjedhjeve të vitit 2025, kur është dhe afati i fundit që njëra nga tufat do të bjerë “dëshmore” për dashurinë ndaj Kryetarit...

Mbrëmë u zhvillua një betejë e “madhe” në Parlament, me fjalime mes dashnorëve të votave të Qytetarëve dhe të dashurave të kryetarëve.

Betejë e “përgjakshme” ku secila tufë betohej për dashurinë e saj dhe që ulërinte në kupë të qiellit se do ta mbronin këtë dashuri me gjak e me kokë.

Dashnorët e votave të qytetarëve në fund të betejës e “kuptuan” që ishin në rrugë të gabuar dhe me pak sforco në votim u shndërruan në të dashura të kryetarëve.

Pas mbrëmjes së djeshme, kjo betejë mes Dashnorësh dhe Dashnoresh do të vazhdojë deri 50 ditë përpara datës se zgjedhjeve të vitit 2025, kur është dhe afati i fundit që njëra nga tufat do të bjerë “dëshmore” për dashurinë ndaj Kryetarit.

Edhe pse të bashkuar nga halli në diversitet, në perversitet me shumë siklet, pas një dajaku perfekt ndaj njëra-tjetrës, mes interesash të pista, koha e bashkëjetesës për fat të keq është e paracaktuar dhe fillon numërimi mbrapsht pasi Presidenti të dekretojë datën e zgjedhjeve, por e sigurt është që sot një vit janë të ndarë pa gjyq e me sherr e dajak mes “shoqesh”.

Akuzat qe do i hedhin njëra-tjetrës do të jenë shumë të rënda, të pista e të ndyra, saqë akuzat që hodhën nga shtatori 2021 deri në janar 2024 do të duken si këngë.

Dhe më e rënda do të jetë se do ta akuzojnë “njëra-tjetrën” si Kurvë që më “vodhe” dashnorin.

Ehhhhh çfarë “tragjedie” dashnorësh që kanë për të parë shqiptarët dhe opozitaret saqë ajo e Romeos me Zhulietën do te duket si humor i Alpazarit.

Mos u habitni që nga pamjet e kësaj fushëbetejë, pra në sallën e Parlamentit shihni pak ngjyrë të kuqe, ndërsa shumica është jeshile, sepse larvat nuk kanë gjak por nimfë.

Lini një Përgjigje