
Atij Flamuri nuk i duhet për mendje, as Albana për sharm. I duhen të jetë i sigurt që nuk është vetëm. Si ata pleqtë e pasur që mbajnë shërbëtorë të paguar mirë vetëm ti rregullojnë gotën e ujit, apo gravatën, të mos ndjehen vetëm.
Të gjithë këta demokratët që po sulmojnë Berishën për mbylljen e listave në marrëveshjen me PS, duhet të kenë një keqkuptim të madh me Berishën për atë se çfarë i duhet atij PD në këtë moshë.
E para duhet të kenë keqkuptimin që Berisha po bënte betejë me Lulzim Bashën se ai nuk paska hap listat dhe nuk ka lejuar më të aftët të hyjnë në parti përmes garës. Nëse vërtet e kanë besuar këtë në vitin 2022, ata janë mendërisht të paaftë dhe nuk vlejnë dhe sikur të marrin 100 për 100 të votave të popullit. Ndodh që populli zgjedh rregullisht dhe budallenj. Ky nuk është rasti ti shtojmë se kemi boll.
Njerëz që kanë besuar një gënjeshtër të Berishës për herë të dhjet në tridhjet vjet, kanë probleme logjike. Nëse nuk e kanë besuar por kanë bërë sikur, atëherë janë hipokritë dhe nuk është mirë të mbajnë leksione demokracie për Berishën tani vetëm se e ndjejnë veten të rrezikuar të mos jenë deputetë.
E dyta këta duhet të kenë keqkuptimin, që Sali Berisha kërkon një parti të mendimit të lirë, me fraksione me ide që të luftojnë për demokracinë. Berisha do një parti për vete në pleqëri. Si çdo i moshuar që do të ndjehet i sigurt që nuk e lënë vetëm, dhe ai ka ato frikërat e pleqërisë, se mos i thonë ik se “kjo është shtëpia jonë”, “ske më punë këtu”, etj. si këto. Do një parti me besnikët e tij sado banale të na duken ne.
Dhe ka të drejt. Atij Flamuri nuk i duhet për mendje, as Albana për sharm. I duhen të jetë i sigurt që nuk është vetëm. Si ata pleqtë e pasur që mbajnë shërbëtorë të paguar mirë vetëm ti rregullojnë gotën e ujit, apo gravatën, të mos ndjehen vetëm.
Nëse dikush ka keqkuptime të tjera për Berishën atëherë është shumë vonë për të qenë njeri normal. Le të shkoj. S'ia ka fajin Berisha. Berisha i ka dhënë gjithë jetën provat se kush është.
Por së fundmi që është më kryesorja, të gjithë duhet të kenë parasysh dhe një moment solemniteti. Berisha ka tre vjet rrugëve, tre vjet betejë trup më turp me Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij shumicën e të cilëve tani i ka pas vetes si ushtarë.
Ka tre vjet që e izolojnë, nuk e thërrasin, nuk e konsiderojnë edhe pse ai ulëret si qenë i lidhur në zinxhir gjithë ditën.
Tani shajeni sa të doni Damianin, por ai ja krijoi një mundësi të ndjehet i respektuar. E uli në tavolinë si gjithë njerëzit e tjerë, i vuri para laps e letër dhe i tha “firmos dhe ti njëherë si kryetar i PD”, para se të vdesësh.
Kjo është firma e tij e parë si kryetar i PD pas betejës trevjeçare për shkatërrimin e saj. E ka ulur pushteti në tavolinë, i ka vënë një gotë ujë përpara një letër laps, dhe i ka thënë “halla e paç se e meriton”.
Dhe vëreni pak veten në vend të tij. Është ky qejfi i të përdorurit të firmës që të kanë dhënë. Se siç thotë Gon Duka kam “edhe unë kam parti po kam dhjet vjet pa e përdorur e mbaj na garazh kot”.
Ky tani ka rastin ta përdor. Ca rëndësie ka se përse po firmos. Atij parti ai duhej, partinë ja dhanë. Tani lëreni ta shijojë. Shijojeni dhe ju që e ndihmuat!
Lini një Përgjigje