TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2026, 21:36

“Nesër nis procedurat kundër përjashtimit tim nga partia”, çfarë paralajmëron Salianji?

Shkruar nga Pamfleti
“Nesër nis procedurat kundër përjashtimit tim nga
Salianji-Berisha

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka folur sërish për situatën brenda Partisë Demokratike, në kushtet kur nuk u lejua të garojë për kreun e partisë përballë Sali Berishës.

Salianji deklaroi se do të nisë procedurat për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike.

E kanë dërguar të tjerë në gjykatë çështjen e statutit. Unë do të nis nesër procedurën për përjashtimin nga partia. Nuk do të lë pa bërë asnjë betejë”, u shpreh ai.

Ish-deputeti theksoi se PD nuk mund të trajtohet si pronë personale dhe se ajo përfaqëson sakrificën e demokratëve ndër vite.

PD nuk mund të trajtohet si pronë dhe këtë nuk e pranoj. Është sakrifica, mundi dhe gjaku i shumë demokratëve, i shumë familjeve shqiptare dhe është pasuri e shqiptarëve. Nuk do ta lë lehtë këtë betejë”, deklaroi Salianji.

Ai hodhi akuza të forta ndaj Berishës, duke pretenduar se kreu aktual i PD-së qëndron në mënyrë të paligjshme në drejtimin e partisë.

Sali Berisha sot është uzurpator, nuk është kryetari i PD-së. E mban në mënyrë të paligjshme partinë. Ai është i paligjshëm në krye të partisë që nga shtatori”, tha Salianji në "Studio24".

 

salianji berisha

Lini një Përgjigje