
Nuk ka fund gallata në qeveri. Pas "projektit" të prezantuar nga Frica Krifca për akademinë e barinjve, sot kryeministri Rama ka propozuar një tjetër "projekt", akademinë e specave dhe domateve.
Këtë herë, fokusi duket se është zhvendosur tek bujqësia. Gjatë një vizite në fermën eksperimentale të shkollës profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik, Rama prezantoi një tjetër projekt për trajnimet në kultivimin e specave dhe domateve. Pra, pas barinjve, tani radha u paska ardhur serave.
Sipas Ramës, ferma do të shërbejë si një qendër edukimi dhe demonstrimi për fermerët dhe nxënësit, ku do të aplikohen metoda moderne dhe teknologji inovative në bujqësi.
Frida Krifca deklaroi më herët se modeli i “Akademisë së Barinjve” ishte marrë si shembull nga vende të zhvilluara si Zvicra dhe Spanja, ku profesione të tilla trajtohen përmes shkollave profesionale dhe programeve të specializuara. Sipas saj, projekti synonte ruajtjen e traditës së këtij zanati dhe afrimin e të rinjve me sektorin rural dhe blegtorinë.
"Fjala akademi nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende të botës si Zvicra, Anglia, Spanja dhe po krijojmë një qasje drejt zgjidhjes së migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut, blektorit duke i adresuar për të dhënë mbështetje për të ato që t’i përqafojnë këto profesione. Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e vete. Në këtë mënyrë do të ruajmë edhe traditën në fusha të tilla”, tha Krifca.
Megjithatë, si atëherë edhe tani, projektet e qeverisë kanë sjellë reagime të shumta ironike në rrjetet sociale, ku përdoruesit i kanë kthyer “akademitë” në objekt batutash dhe memesh online.
Edhe vetë Rama, asokohe nga foltorja e Kuvendit, mbrojti idenë e akademive të tilla, duke deklaruar se modele të ngjashme ekzistojnë në shumë vende të botës dhe se këto janë hapësira trajnimi që u shërbejnë kategorive të ndryshme profesionale.
Këto iniciativa janë propagandë dhe shmangie nga problemet reale të fermerëve dhe bujqësisë në vendin tonë.
Sipas kryeministrit, ferma do të shërbejë si një platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët, ku do të aplikohen metoda inovative në bujqësi.
“Më vjen shumë mirë për këtë zhvillim kaq pozitiv, në drejtim të bashkëpunimit, sa i takon fshatit, tokës, bujqësisë cilësore. Ky është vetëm një hap. Presim me padurim të firmosim një marrëveshje të rëndësishme me shtetin izraelit për të hapur kapitull të ri në këtë marrëdhënie dhe për të transferuar në Shqipëri sa më shumë eksperiencë”, deklaroi Rama.
Rama shtoi se bashkëpunimi me Izraelin synon të sjellë modele të reja teknologjike dhe zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e bujqësisë.
"Me shumë kënaqësi jam së bashku me një mike të çmuar të Shqipërisë dhe një punëtoreje të palodhur për të bërë të mundura eksperienca si kjo e sotme, ambasadoren e Izraelit. Dhe me një grup protagonistësh, të cilët kanë ardhur këtu për të ndarë me pedagogët dhe me studentët eksperiencën e tyre dhe dijen e tyre dhe ç’kanë mësuar në një vend që e ka nisur ngritjen e bujqësisë në shkretëtirë, duke mos pasur ujë. Sot është një pasqyrë shembullore se ç’mund të bëjë mendja e njeriut kur gjendet në situatën ku krijon rrugë të reja dhe gjen shtigjet përballë kushteve të pafavorshme. Ajo që na ka munguar ka qenë pikërisht një fokus te inovacioni dhe eksperiencat më të mira. Jam falënderues për miqtë izraelitë. Duket si një kopsht i një shtëpie, por është zemra e një ferme eksperimentale, ku siç na tregon drejtorja këtu bëhen eksperimente me kultura të ndryshme. Në anën tjetër janë dhe bagëtitë ku punojnë nxënësit me pedagogët", u shpreh Rama.
Talle trapin o Rame! Ke gjetur pa ben. Ne nje vend tjeter, edhe emrin do te ta kishin harruar, po te beje keto qe i ke bere e po i ben shqiperise, bashke me Berishen! Ndersa ligji do te te denonte me masen me ekstreme qe do parashikohej!!!! Tallu sa te jesh gjalle se ke ne krah Berishen me banden e Nokes, Lucjanos, Bylykbashit, Gaz pederit e co..Popullin po e perze gradualisht me administraten e krijuar dhe politikat e ndjekura.