TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2026, 18:24

Rama përgënjeshtron Ferit Hoxhën: Marrëveshja për emigrantët do vijojë për aq kohë sa e dëshiron Italia!

Shkruar nga Pamfleti
Rama përgënjeshtron Ferit Hoxhën: Marrëveshja për
Ferit Hoxha dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është detyruar të korrigjojë gafën e radhës të ministrit të tij të Jashtëm, Ferit Hoxhës. Ministri në një intervistë për median europiane “EurActiv”, të kuptohej qartë se marrëveshja nuk do të rinovohet pas përfundimit të afatit pesëvjeçar, duke e lidhur këtë me pretendimin se Shqipëria deri në vitin 2030 do të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Mirëpo pas stuhisë politike dhe mediatike që shkaktoi kjo deklaratë e Hoxhës, ka ardhur reagimi i Ramës, i cili thekson se marrëveshja me Italinë mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e qeverisë shqiptare, deri në atë moment që pala italiane kërkon ta zgjasë marrëveshjen.

Reagimi i Ramës në X: Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: më lejoni ta ritheksoj qartë, dhe shpresoj përfundimisht, se protokolli ynë me Italinë do të vazhdojë të jetë në fuqi, për aq kohë sa Italia e dëshiron atë.

Ky është skandali i dytë i ministrit të Jashtëm, pas atij me mesazhin për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ferit Hoxha e ka bërë të rrugës se pasi ‘këput’ gafën, del edhe e përgënjeshtron.  

Ai sqaroi se deklarata e tij ishte keqinterpretuar dhe nuk përbënte ndryshim të qëndrimit zyrtar të Shqipërisë.

Deklarata bëri jehonë, pasi u interpretua si një sinjal se Tirana zyrtare po tërhiqet nga marrëveshja me Giogia Melonin që Edi Rama ka cilësuar si “motër të vogël”.

ferit hoxha dhe edi rama marrëveshja për emigrantët italia

1 Komente

  1. e
    ert

    Cfare eshte ky monster qe jep falas territorin sovran te Shqiperise per kampe emigracioni dhe e le ne dore te deshires se nje shteti tjeter...Qe kur vendos ne todke te baxbes ky idiot i patentuar popullit Shqipetar...KERME e LAVIRE!

    Lini një Përgjigje