Ferit Hoxha paralajmëron fundin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë, më pas detyrohet të përgënjeshtrojë veten...
Ferit Hoxha po krijon profilin e një ministri të gafave dhe deklaratave kontradiktore, që shpesh detyrohet t’i përgënjeshtrojë vetë vetëm pak orë më vonë.
Pas skandalit me mesazhin për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kryediplomati shqiptar u përfshi në një tjetër stuhi politike dhe mediatike pas një interviste për median europiane “EurActiv”, ku foli për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Në deklaratën e tij, Hoxha la të kuptohej qartë se marrëveshja nuk do të rinovohet pas përfundimit të afatit pesëvjeçar, duke e lidhur këtë me pretendimin se Shqipëria deri në vitin 2030 do të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
“Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian”, deklaroi ai për EurActiv.
Deklarata bëri menjëherë jehonë, pasi u interpretua si një sinjal se Tirana zyrtare po tërhiqet nga marrëveshja që Edi Rama e ka mbrojtur publikisht me forcë. Vetë kryeministri e ka cilësuar Giorgia Melonin si “motër të vogël” dhe ka deklaruar se atë “nder” Shqipëria ia bëri vetëm Italisë dhe askujt tjetër.
Por pas bujës së madhe dhe interpretimit të deklaratës si një qëndrim zyrtar i qeverisë shqiptare, Ferit Hoxha u detyrua të reagojë publikisht për të zbutur situatën. Në një postim në platformën “X”, ai pretendoi se deklarata ishte nxjerrë jashtë kontekstit dhe se nuk bëhej fjalë për një vendim politik.
“Një gazetar në Bruksel më pyeti nëse protokolli ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë do të rinovohej pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare. Unë iu përgjigja duke thënë: ‘Nuk jam i sigurt, duke supozuar se deri atëherë Shqipëria do të jetë një shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe situata, për rrjedhojë, do të jetë ndryshe’. Ka qenë kaq e thjeshtë”, shkroi Hoxha.
Më tej ai shtoi se deklarata ishte vetëm një “reflektim i çastit” dhe nuk duhet interpretuar si ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë ndaj marrëveshjes me Italinë.
Por pikërisht këtu qëndron edhe problemi. Marrëdhëniet diplomatike me një partner strategjik si Italia dhe një marrëveshje kaq sensitive për emigrantët nuk trajtohen me “reflektime spontane”, deklarata të nxituara apo komente të paqarta në media ndërkombëtare. Çështje të tilla kërkojnë koordinim institucional dhe kujdes maksimal diplomatik.
Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që ministri i Jashtëm përfshihet në një skandal komunikimi. Vetëm dy javë më parë, Hoxha u bë protagonist i një episodi të paprecedentë, kur në një grup zyrtar komunikimi me ambasadorë dhe vartës të tij i cilësoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si “idiotë”. Fillimisht ai e mohoi ngjarjen, por më pas mesazhi u fshi.
Edhe argumenti që përdori për marrëveshjen me Italinë duket kontradiktor me vetë narrativën e qeverisë. Marrëveshja është pesëvjeçare dhe kanë mbetur ende disa vite nga zbatimi i saj, ndërsa vetë Edi Rama ka pranuar publikisht se Shqipëria nuk pritet të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda këtij afati. Në këtë kuptim, deklarata e Hoxhës duket jo vetëm e nxituar, por edhe në kundërshtim me linjën që vetë qeveria shqiptare ka mbajtur deri tani. /Pamfleti
Ministri Hoxha e ka mendjen me rujt leket qe ka be vllai i vet me AKSHI e DURANA dhe e be qef me prostituten Dautllari qe e ka be ambasadore ke vendi vet dhe shkon e vjen shpesh Bruksel te takohet e shkoj neper koncerte e restorante me ate dhe jo te Shqipria se ate as e don e as do rij ne Shqipri
Po, e vertete. Edhe me ministren rumune para 1 dite beri gafe nga emocionet sikur te ishte adoleshent. Tha se do i japim prona Rumanise. Nuk duhet mbajtur nje minister i tille. Eshte shume emotiv.
Pyetje e thjeshtë për autorin e këtij shkrimi: Nëse Shqipëria hyn në BE deri në vitin 2030, apo edhe më vonë apo më thjesht akoma, nëse Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, kjo marrëveshje do të vazhdojë të mbetet në fuqi? Kaq e thjesht është, ministri në këtë konteks e përmendi. Ku qëndron “gafa” diplomatike këtu? Mos doni që edhe ministri Hoxha t’i ulet në gjunjë Melonit, si kryeministri ynë i papërgjegjshëm dhe gaztor?
Skandalet i ka te qellimeshme,i ben qe te duken me keqe se skandalet e Edvinit.
Nuk e zë Viti i Ri në detyrë!
Ti DIPLOMAT qe vetem DIPLOMAT NUK JE , mund te jesh me diplome KRISTALI , Shqiperia nuk ka asnje standart dhe nese ke sy e vesh kupton se nese hyjme DO TE JETE PER ARESYE GJEOPOLITIKE STANDARTE EVROPIANI NUK KE AS TI E AS RAMA E FERIDI NDOSHTA ti jeton diku jashte si Feridi ose je ndonji nga ato qokat e Feridit si dashnorja e tij qe akreditohet ambasadore 3 here ne 2 vjet,