TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2026, 13:24

Nga Gjoka te Frangu, Berisha publikon emrat që kanë përfituar 1.5 mld euro dhe 800 pagesa nga Thesari në vit

Shkruar nga Pamfleti
Nga Gjoka te Frangu, Berisha publikon emrat  që kanë përfituar
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha ka denoncuar në një konferencë për mediat kompanitë që sipas tij kanë përfituar 1.5 miliardë euro nga buxheti i shtetit, duke u shpallur fitues të tenderave.

Berisha tha se janë 10 firma shqiptare që përfituan miliardat, pasi më parë u përjashtuan nga garat kompanitë europiane.

Kompania Gjoka-Olsi Rama. Ky Gjoka e ka pasion shumë Olsin. Gjeniu i prokurimeve paçka se i shemben rrugët si kashtë, paguhet më shumë se të gjithë të tjerët. Tjetër kompani është 4AM. Këtë nuk e di se kush e ka, por do ta gjejmë.

Më pas vjen famozi Salillari, por edhe Fusha nuk mund të mungonte kurrsesi. Janë 10 kompani, 1 miliard e gjysmë euro. Koncentrim total mafioz pa tendera.

Kompania Gjoka-Olsi Rama Konstruksion, pothuajse 500 milionë euro tendera në vit. Imagjinoni ju se ku shkon”, tha Berisha.

Në vijim, kreu demokrat tha se prokurimet sekrete janë rritur jashtëzakonisht.

Nga Gjoka te Frangu, Berisha publikon emrat  që kanë përfituar
Dokumenti i publikuar

Peshkaqeni Armand Frangu mori 800 pagesa në vit. Asnjë PPP nuk është dhënë bazuar në ligjin e ndryshuar.

Çfarë peshkaqeni është ky, shkoni në Thesar dhe vetëm në një vit ky ka 800 pagesa nga Thesari i Shtetit.

A mund të imagjinoni ju?

A mund të imagjinohet të marrë 800 pagesa i pangopuri kunati i Linda Ramës dhe Linda Rama dhe Rama bashkë se janë bashkë ata të gjithë.

AKSHI ka firmosur mbi 500 procedura sekrete. Asnjë nuk ka pasur gjatë periudhës së qeverisjes së mëparshme.

Drejtoria qeveritare me dhjetëra e dhjetëra, asnjë nuk ka pasur gjatë qeverisjes së mëparshme”, tha Berisha.

 

berisha emrat firmat

Lini një Përgjigje