TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2026, 20:37

"Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj meje", Meta reagon pas seancës në GJKKO: Durim, do të çmontohen të gjitha njëra pas tjetrës!

Shkruar nga Pamfleti
"Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj meje", Meta reagon
Ilir Meta

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pas seancës së radhës në GJKKO, ku po zhvillohet gjykimi në themel ndaj tij. Meta tha se prokuroria ka rrëzuar akuzën kryesore që, sipas tij, lidhej me pretendimin për një lobim prej 1 milion dollarësh për një foto me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Meta deklaroi se prokurori pranoi në seancë se bëhet fjalë për një pagesë prej 15 mijë dollarësh ndaj kompanisë “McKeon Group”, pagesë që ai tha se e kishte deklaruar publikisht dhe në SPAK tre vite më parë.

Ai sulmoi edhe mediat e huaja “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung”, duke pretenduar se artikujt ndaj tij ishin sponsorizuar “me paratë e inceneratorëve dhe të mafias ndërkombëtare”.

Sipas Metës, mbi këto publikime u ndërtua kallëzimi penal dhe akuza që çoi në arrestimin dhe izolimin e tij politik prej 19 muajsh.

“Durim! Edhe akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës”, deklaroi Meta në reagimin e tij.

Meta: Sot, në seancën radhës të gjykimit në themel, vetë Prokuroria rrëzoi akuzën kryesore ndaj meje për gjoja lobimin 1 milion USD për një foto me Presidentin Trump.
Para gjykatës prokurori pohoi se bëhet fjalë vetëm për një pagesë të ligjshme prej 15 mijë USD për McKeon Group, pikërisht ajo që kam deklaruar publikisht, por edhe në SPAK, që para 3 vitesh, kur jam thirrur për këtë çështje.

Shikoni tani titujt e lajmeve të rreme të “Mother Jones” dhe “Kronen Zeitung”, të sponsorizuara me paratë e inceneratorëve dhe të mafias ndërkombëtare, mbi të cilat u ndërtua kallëzimi i rremë dhe akuza kryesore kundër meje, akuzë mbi të cilën u mbështet rrëmbimi dhe izolimi im politik prej 19 muajsh, akuzë që sot u rrëzua nga vetë Prokuroria.

Durim! Edhe akuzat e tjera do të çmontohen njëra pas tjetrës.

 

ilir meta

Lini një Përgjigje