TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2026, 20:06

Sherri me Ramën, Braçe zbulon a do të përjashtohet Spiropali nga PS

Shkruar nga Pamfleti
Sherri me Ramën, Braçe zbulon a do të përjashtohet
Spiropali, Rama dhe Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe komentoi përplasjet brenda kampit rozë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali.

Brace u shpreh se shqetësimet e ngritura nga Spiropalit lidhur me ministrokracinë apo drejtorokracinë brenda PS janë të vërteta dhe shqetësojnë shumë deputetë të PS.

I pyetur nëse Rama do ta përjashtojë Spiropalin nga grupi, Braçe u përgjigj se ky është një vendim që e merr partia dhe jo individi.

“Personalizimin e pushtetit e vuan edhe qeverisja, edhe ne si deputetë, ministrokracionë dhe drejtokracinë e vuajmë edhe ne si deputetë. Është pabarazi mes atyre që janë edhe deputetë, edhe ministra dhe kanë gjithë hierarkinë e shtetit me vete. Çfarë problemi ka të flasësh për këtë? Ndoshta është marrëdhënie personale mes të dyve, nëse zonja e pranon, por ne të gjithë jemi investim i PS, të gjithë jemi deficitare ndaj PS, ka dhënë më shumë PS ndaj nesh se ne.

Unë po flas për debat brenda PS, këto nga jashtë nuk më duhen… Duhet t’i themi gjërat në sy për gjërat që nuk shkojnë dhe të kemi bonsensin t’i pranojmë, se nuk është sakrilegj të pranosh kritika për pushtetin… Përjashton partia, jo individët. Mendoj se PS nuk përjashton”, tha Braçe në një intervistë për Euronews Albania.

braçe spiropali

1 Komente

  1. s
    shitese kepuceve ne lushnje

    O Brace, po he mo thuaj gjerat troc ne strukturat e PS...Thuaji ne parlament, thuaji ne mbledhjet e strukturave te Rilindjes, te komisionet parlamentare, por dhe jashte tyre po qe nevoja. Por e ben si puna e lushnjarit i cili vajti ne dyqan te blente nje pale kepuce. I kerkoi te provonte disa pale sa shitesja u merzit dhe e perzuri duke i thene: ike ore kembelopate!!!! Lushnjari iku, pa thene gje dhe kur vajti ne shtepi e pyeti gruaja ne se i bleu kepucet. Por lushnjari i kerkoi te mbyllte deren e jashtme dhe pastaj deren e brendeshme te shtepise. Pasi u sigurua qe ishin mbyllyr dyert, i tha gruas " Kembe lopate eshte vete ajo shitesja",

    Lini një Përgjigje