
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë çështjen për të pandehurit në dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, dosja ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të vijojë veçmas.
Pas daljes nga seanca, Monika Kryemadhi deklaroi për mediat se gjatë procesit nuk pati tensione.
“Nuk kishte tensione. I vetmi tension ishte se filloi të na pikojë kondicioneri te salla e re. E kam me të vërtetë”, tha ajo me ironi.
Më tej, sa i takon çështjes, Kryemadhi tha se nuk ka pasur asnjë shpenzim të tepruar siç pretendon SPAK-u, sipas saj bëhet fjalë për operacionet shëndetësore të vajzës dhe të sajat.
“Ajo është një çështje politike, do një durim strategjik. Ne që jemi shkaktarët e reformës në drejtësi do të paguajmë faturat, i kemi paguar dhe po i paguajmë. Nuk kemi pse marrim më vete persona të tjerë.
Nga ana tjetër edhe pretendimi që është thënë për derdhjet bankare, kreditë overdraftet e mamasë sime është hetimi që ka bërë Llalla, që e ka zgjatur për 12 vite.
Nuk ka asnjë shpenzim të tepruar në një pretendim nga SPAK, bëhet fjalë për operacionet shëndetësore të vajzës sime dhe mua.
Nuk ka asnjë shpenzim të tepruar. Ilir Meta nuk është marrë asnjëherë me shpenzimet e shtëpisë, ky është fati i mirë i tij. Meta në posturë ishte në top formë sot, herën e parë ia kishin dërguar kostumin në masë të madhe. Shenjë me numrin 7 pas kafazit të xhamit, nuk e kam idenë, mund të jetë direktivë për partinë tij”, tha Monika.
Lini një Përgjigje