TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2026, 17:18

Ndahet dosja e Metës, gjykim të shkurtuar për Pirro Xhixhon, Ema Çokun dhe Fatime Kryemadhin

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet dosja e Metës, gjykim të shkurtuar për Pirro Xhixhon, Ema
Meta-Kryemadhi

Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku do të gjykohen me procedurë të shkurtuar, ndërsa procesi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të vijojë me gjykim normal

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të ndajë dosjen “Meta”, duke veçuar procedurat gjyqësore për disa prej të pandehurve në çështjen që lidhet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Vendimi u mor gjatë seancës së radhës të zhvilluar këtë të hënë në GJKKO, ku gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Ndërkohë, gjykimi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, do të vijojë me procedurë normale.

Gjykimi i shkurtuar nënkupton që çështja shqyrtohet mbi aktet e administruara nga prokuroria, pa një proces të plotë hetimor në sallë. Në rast se të pandehurit shpallen fajtorë, ata përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën.

Pas seancës, Monika Kryemadhi e konsideroi ndarjen e dosjes si një zhvillim pozitiv.

Është pozitive që nuk kemi pse të marrim me vete njerëz të tjerë”, deklaroi ajo para mediave.

Në të njëjtën seancë, SPAK vijoi paraqitjen e provave dhe fakteve nga dosja hetimore që lidhen me aferën CEZ-DIA dhe lobimet e LSI-së në SHBA.

Gjatë fjalës së tij në sallë, Meta tentoi të distancohej nga veprimet e ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, duke deklaruar se përgjegjësia penale është individuale dhe se ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprime të kryera pa dijeninë e tij.

Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj, në seancën paraprake edhe zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori. Unë kam statusin i divorcuar, unë mos të mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën pa dijeninë time. Përgjegjësia ime është individuale. Më trego një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam para 20 vitesh. Nuk i kushtoj shumë rëndësi këtyre”, deklaroi Meta në sallën e gjyqit.

Deklarata e ish-presidentit erdhi në një moment kur SPAK po lexonte prova dhe komunikime nga dosja hetimore që lidhen me aferën CEZ-DIA, lobimet e LSI-së në SHBA dhe marrëdhëniet me biznesmenin Ardian Shatku.

Sipas prokurorisë, Meta dhe Kryemadhi kanë ushtruar ndikim për futjen në treg të kompanisë së Shatkut në sektorin e fibrave optike.

Meta e Kryemadhi kanë marrë përsipër të ushtrojnë presion për çështjen CEZ-DIA që kompania e Ardian Shatkut të futet në treg”, deklaroi prokurori i SPAK, Sotir Kllapi.

Në sallë u lexuan edhe episode që lidhen me shpenzime të pretenduara të Monika Kryemadhit.

Kryemadhi përdori 234 mijë dollarë nga kartat e Ardian Shatkut”, tha prokurori.

Gjatë seancës pati edhe debate për transmetimin live të procesit dhe praninë e publikut në sallë. Avokatët e Metës kundërshtuan kufizimin e mediave dhe mënyrën e mbajtjes së ish-presidentit në kafazin e xhamtë.

Gjykata rrëzoi kërkesën për transmetim të drejtpërdrejtë të seancës, me argumentin se mund të cenohej parimi i pafajësisë dhe privatësia e dëshmitarëve.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me aferën CEZ-DIA dhe lobimet e LSI-së në SHBA. /Pamfleti

kryemadhi coku

2 Komente

  1. L
    Lexo o popull

    Gallatë, ose janë idiote ose bëjnë vetë. As zoti nuk i fal këta idiote. Ilir Meta mund të jetë më i korruptuari, por Prokuroria ka barren e proves dhe duhet të provoje korrupsuonin e Ilir Metës, jo me llafe. Psh sms e Metës 200 mije është në Qershor 2009, CEZ-DIA është Shtator 2010! Dmth Prokuroria do të provoje që ka marrë 200 mije,ç'farëdo qofshin ato! Por duhet Prokuroria ta provoje se ç'farë ato jane, a janë dhëne, a janë marrë etj. Prokuroria duhet ta provoje, jo llafe. Sms është kërkesë, po a është permbushur ajo? Në ç'menyrë është përmbyshur 200 mije etj.etj. për korrektese kam degjuar në një emision televiziv kur diskutohej për CEZ- DIA që përfaqësuesi i Ilir Metës në Bordin e CEZ-it në datë 25.11.2010 ka kundershtuar nënshkrimin e kontratës me DIA-n! Nëse kjo është e vërtetë, atëherë provohet që Ilir Meta nuk ka patur asnjë rol në këtë kontratë. Ky do të përbente skandal për një aferë që ka mbi 11 vjet që përflitet nëpër Media, fryhet, ç'fryhet, nuk ka njeri që nuk felt, por mesa kuptohet të gjithë flasin kot, përfshirë të fortët e Prokurorisë dhe dhënësit e palodrejtësisë!

    1. T
      Tironci

      Ke te drejte po Spaku nuk ka pse merret me 200 mije ose 100 mije qe nuk dihet se cfare jane por vetem mjafton te ndjeki parane qe ka ose shpenzuar Metaj dhe Kryemadhi. Po ashtu te konsideroje dhe deponimet e deshmitareve si puna e Kastriot Ismsilaj dhe te tjere. Po qe se ata deshmojne se koke cepi Metaj u ka kerkuar dhe marre para kjo eehte e mjafturdhme qe ky koke cep nga Cepani apo Skrapari ngado qe eshte te futet ne burg te pakten 15 vjet e ti sekuestrohet e gjithe pasuria qe ka shperndare duke fillu me at katnarin humorist.

      Lini një Përgjigje