Ditën e sotm në Gjykatën e Posçame po mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ku ai shihet brenda kafazit të xhamtë duke bërë gjeste simbolike, përfshirë shqiponjën dhe numrin 7 me duar.
Numri 7 ishte ironia e Metës me SPAK, që ka deklaruar në një proces tjetër se kushtet në kafaz janë me pesë yje.
“Është me shtatë yje kafazi”, tha Meta.
Ndërkohë, Monika Kryemadhi është parë e përqendruar te dokumentet e procesit gjyqësor. Ajo është ulur afër ish-bashkëshortit të saj, por i ndan kafazi i xhamtë.
Meta ofroi një garanci prej 50 mijë eurosh në kërkim të lirimit të tij, por Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e rrëzoi këtë kërkesë të ish-kreut të shtetit, duke e lënë në burg.
Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.
Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.
Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive.




Lini një Përgjigje