Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj kritikave për ndryshimet ligjore në sektorin e porteve turistike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të pengojë zhvillimin dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë deklaratës së tij, Rama u ndal më shumë te qëndrimet e opozitës, për të cilat tha se synojnë të krijojnë një imazh negativ për vendin. Ai pretendoi se në asnjë vend tjetër të rajonit nuk ka ndodhur që forcat politike të kërkojnë, sipas tij, bllokimin e procesit të negociatave me BE-në përmes denoncimeve dhe akuzave të vazhdueshme ndaj vendit të tyre.
Kryeministri deklaroi se opozita kërkon ta paraqesë Shqipërinë si një vend problematik, ndërsa shtoi se kjo sjellje po komentohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë të vendit. Rama foli edhe për ligjin e investimeve strategjike, duke thënë se qeveria po punon për transformimin e tij dhe për shmangien e vakumeve ligjore.
“Nuk kemi bërë ndryshime ligjore për portet turistike. Kemi bërë një ndryshim të vetëm për të hequr mundësinë e një pasoje absurde. Ndryshimi nuk lidhet me portet turistike, me garat zero. Nëse shteti shqiptar do të japë një koncesion apo partnerit për të ndërtuar port turistik do të bëhet vetëm me garë. Ndrysemi që kemi bërë lidhet me rastet vetëm kur dikush investon për një resorit turistik dhe do të bëjë një marinë. Për ligjin e pandryshuar, për marinën që dikush do të bëjë pranë resortit të tij, duhet garë që të vijë një tjetër dhe të fillojë një sherr e mos të mbarojë kurrë. Ne na shkaktoi se nuk kishim bërë diferencën mes një rasti kur ndërtohet port turistik dhe rasteve kur vetë investitorët që kanë zotërimin e pronësisë mbi atë territor duan të bëjnë një marinë. Si në të gjithë planetin, duhet ta bëjnë duke paguar detyrimin përkatës, duke paguar vetë. Ky është ndryshimi i madh. S’ka asnjë ndryshim, përveç harbimit të tyre që duan ta shohin Shqipërinë si asnjëherë të bllokuar. Këtë ma thonë dhe miqtë e mi. S’kemi parë të vijë ndonjë forcë që ka negociuar me BE apo është në proces për t’iu hapur negociatat dhe të thotë gjithë çfarë lloj të zezash që të bllokohet procesi. Ne nuk vijmë nga një vend me probleme etike, apo fetare apo ideologjike as nga luftë civile. Nuk i ka parë kush as serbët e Malit të Zi apo vende të tjera që të kërkojnë që vendi të futet në listën e zezë. Këto vende kanë pasur probleme të ngjashme me tonat? Po patjetër! Ne kemi një lloj specie këtu që është unike, që s’e ka pasur asnjë vend i kontinentit ku jemi, në këtë proces. Kjo është e gjitha. Për ligjin e investitorëve strategjike kemi në proces të gjithë transformimin e ligjin Ligji është shtyrë për mos të lënë vakum me ligjin e vjetër. Nuk ishte shpikje e jona, por e kanë bërë dhe vendet e tjera”, tha ai.
Lini një Përgjigje