TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2026, 12:44

Protesta e 8 majit, Berisha: Uragani i lirisë tronditi narkoregjimin e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e 8 majit, Berisha: Uragani i lirisë tronditi narkoregjimin e Edi
Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Bertisha ka folur me superlativa lidhur me protestën e 8 majit, ndërsa e cilësoi atë si një uragan të lirisë që ka tronditur narkoregjimin e Edi Ramës.

Berisha tha se kjo protestë pati jehonë të jashtëzakonshme në mediet botërore.

Kauza e drejtë e protestës së dhjetëra mijëra qytetarëve që në një ditë shiu të plotë, me guxim të jashtëzakonshëm kundrejt një terrori shtetëror dhe mediatik të paparë, mbushën anekënd bulevardin Dëshmorët e Kombit për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë së paligjshme të Tiranës, ndaj Edi Ramës që shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale.

Ky uragan, të cilin mediat e qeverisë e paraqitën si një grumbullim 100 vetësh apo pak mijëra ato më zemërgjerat, tronditi jo vetëm regjimin, por ushtoi në mbarë botën”, tha Berisha.

Në vijim ai u shpreh se kjo protestë ushtro pasi protestuesit guximtarë kanë një kauzë të drejtë, luftojnë një regjim që i ka vjedhur dhe mbron vjedhjet e tij.

“Kjo është arsyeja se pse mediat e botës së qytetëruar kanë përshëndetur këtë protestë, këtë revoltë, këtë kryengritje paqësore”, tha ai,

Ndërsa e konsideroi reagimin e policisë si një qëndrim shtazor, barbar e primitiv, Berisha tha se ajo shpërfaqi para botës fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të Edi Ramës.

berisha rama protesta

1 Komente

  1. H
    Hari

    Nuk quhet e paligjshme nje proteste,e cila eshte paralajmeruar me pare dhe dispononi lejen e duhur!rregjimi ne fuqi e tregoni perseri fytyren e tij te poshter,ndaj qytetareve qe protestuan,KY rregjim keshtu funksionon,mos prisni asgje me teper prej tyre!dhe e fundit qe do thoja eshte SE qeverite nuk rrezohen me protesta paqesore,por edhe ata qe Jane organizuesit e ketyre protestave,nuk Jane te mirepritur nga populli,populli nuk u beson me atyre

    Lini një Përgjigje