TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 14:04

Seanca në GJKKO, Meta: Jam mirë, jam i fortë! 

Shkruar nga Pamfleti
Seanca në GJKKO, Meta: Jam mirë, jam i fortë! 
Ilir Meta ne GJKKO

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta u shoqërua me komunikime direkte nga salla gjatë kohës kur trupa gjykuese ishte tërhequr për të shqyrtuar kërkesat e palëve.

Në momentin e ndërprerjes së seancës, deputeti Bujar Leskaj iu drejtua Metës me pyetjen për gjendjen e tij, ndërsa ish-presidenti u përgjigj se ndihej mirë dhe i fortë.

Meta tentoi më pas të komunikonte edhe me deputetin Flamur Noka dhe mbështetësit e pranishëm në sallë, por zëri i tij nuk u dëgjua qartë për shkak të izolimit në kafazin e xhamtë. Në vijim, ai u afrua pranë xhamit dhe komentoi vështirësinë e komunikimit.

Bujar Leskaj: “President, si je? Je i fortë?”

Ilir Meta: “Jam mirë, jam i fortë.” (Nuk dëgjohet kur përshëndet Nokën dhe mbështetësit në sallë.) Afrohet dhe thotë: “Akustika, akustika… xhami.” 

ilir meta ne gjkko

Lini një Përgjigje