TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 13:14

Akuzohet se ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren, flet babai i vajzës: I aplikoi kremin dhe tentoi ta puthte

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren, flet babai i vajzës: I

Pas arrestimit të kirurgut 72-vjeçar N. Nunka në Korçë, ka reaguar babai i 21-vjeçares që e denoncoi për ngacmim seksual gjatë trajtimit në spital.

Ai tregoi se kishte ardhur nga Gjermania për pushime familjare, ndërsa vajza kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar në spital për kontrolle. Sipas tij, pas ndërhyrjes për apandesit, e bija i kishte rrëfyer më vonë veprimet që pretendon se kishte kryer mjeku gjatë mjekimit.

“Kam bërë mbrëmë një denoncim për vajzën time për ngacmim seksual. Kam dy javë që kam ardhur nga Gjermania. Pas dy ditëve çupa mu ankua nga stomaku, kishte dhe të vjella. Vajta në farmaci i mora ca ilaçe, nga ilaçet s’pati përmirësim dhe mamaja ime e çoi në spital. Më merr në telefon dhe më thotë hajde se çupa është sëmurë. Shkoj në spital, i bëjnë analizat dhe eko, ekoja i doli mirë. Tha doktori që eko s’tregon mirë, analizat e nxjerrin që ka apandesit. Doktori ishte Niko Nunka. Për shkak se çupa kishte pirë ujë ato ditë, e lanë operacionin për nesër në mëngjes. E bënë operacionin dhe doli mirë, e lanë në dhomë por doktori tha që ka infeksion dhe do e mjekojë dhe për këtë gjë. Më tha që do ta mjekoj në prezencë të mamasë tënde, por ai kishte bërë veprime të tjera që vajza mi tregoi më vonë”, rrëfen ai detajet e ngjarjes së ndodhur.

Babai pretendon se vajza i kishte treguar se mjeku e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme dhe kishte tentuar ta puthte gjatë kohës që ndodhej në spital.

“Çupa më tha që më vinte dorën, më aplikonte kremin, madje kishte tentuar që edhe ta puthte çupën. Ja kishte zënë fytyrën. Kur ja aplikonte kremin i thoshte mamasë time që mos shiko këtej. Është një rast i përsëritur më thotë vajza, por s’më thoshte se kishte hall mos bëja sherr. Ai afrohej, unë e largoja. Vetëm ditën e fundit e mora vesh unë. Lajmërova direkt policinë. Ne erdhëm dy javë për pushime dhe më ndodhi kjo gjë këtu. Vajza është e shqetësuar, s’ja priste mendja të ndodhte kjo gjë. Kemi vite që jetojmë jashtë shtetit dhe s’na e priste mendja të kishte akoma në 2026 pedofila”, vijon ai.

Ai tha se i kishte dhënë para mjekut për trajtimin dhe kërkoi që çështja të hetohet deri në fund.

“Unë kërkoj drejtësi sepse më thanë që këtu s’ka drejtësi. Edhe në spital që isha, pa lekë në dorë s’të ndihmonte njeri. Po e them hapur që i kam dhënë edhe lek në dorë doktorit. Kërkoj drejtësi, të marrë maksimumin sepse ai person ka pasur dhe raste të tjera si këto. Unë kam pasur besim të plotë te ai sepse e pashë burrë të moshuar, me eksperiencë. Vajza është në shtëpi, kam edhe një javë lejë dhe do largohem por pa e sqaruar këtë çështje nuk e lë. Do gjej avokat andej për çështjen dhe se lë në asnjë mënyrë. Kur bënte këto gjëra s’ka pasur njerëz të tjerë në dhomë, vetëm ajo dhe nëna ime”, tha ai.

Sipas informacionit paraprak, 21-vjeçarja ishte paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës për shkak të dhimbjeve të barkut dhe të vjellave. Pas ekzaminimeve, mjekët kishin vendosur kryerjen e një ndërhyrjeje për apandesit.

Sipas kallëzimit, vajza pretendon se kirurgu e ka prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor. Ajo ndodhet ende në spital, ndërsa policia ka marrë dëshminë e saj dhe më pas ka kryer arrestimin e 72-vjeçarit.

Në vijim pritet që mjeku të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.

flet babai i vajzes se ngacmuar nga kirurgu akuze per ngacmim seksual

2 Komente

  1. B
    Bureto

    Mund të jetë dhe kështu, por nuk thuhet se ç'mendim ka gjyshja e vajzës (nëna e denoncuesit) për këtë situatë, e cila ka qenë, siç vetë babai i vajzës thotë, gjatë gjithë kohës prezent me mbesën e rritur (21 vjeç), kurse ai (babai i saj) jo?!...

    1. I
      I dituri

      Trajtimin mjekesor nuk mund te marrte ne Greqi, pasi vjen nga Gjermania dhe dy pare i ke te trajtosh vajzen ne Greqi, pasi gjera te tilla nuk besoj se ndodhin ne Greqi.

      Lini një Përgjigje