TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 11:53

“Kafazët” në sallat e gjyqit, Bani e Gogu: S’duhet cënuar dinjiteti njerëzor

Shkruar nga Pamfleti
“Kafazët” në sallat e gjyqit, Bani e Gogu: S’duhet
Ilir Meta në kafaz

Në javët e fundit u çel një debat lidhur me atë nëse të pandehurit duhet të qëndrojnë ose jo në kafazët e xhamtë në sallat e gjyqit. Debati lindi pas shfaqjes së Ilir Metës, ish-Presidentit të Republikës, i cili po gjykohet në GJKKO, ndërsa SPAK ka ngritur një seri akuzash.

Meta kërkoi që të dalë nga kafazi i xhamtë, ndërsa të njëjtën kërkesë ia bënë GJKKO-së edhe Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj, që gjithashtu gjykohen në këtë gjykatë, për çështjet e hetuara nga SPAK.

Ndërkohë sot ministri i Drejtësisë, Toni Gogu dhe kreu i GJKKO-së, Erion Bani, kanë ndarë pothuajse të njëjtin mendim, sa i takon respektimit të dinjitetit njerëzor, në sallat e gjyqit. Ishte Bani që gjatë fjalës së tij me rastin e inaugurimit të një salle gjyqi në GJKKO, tha se sallat e gjykimit janë zemra e gjykatës dhe duhet të garantojnë solemnitet, barazi dhe dinjitet.

Pas tij, ministri Gogu u shpreh se “siguria dhe dinjiteti në procesin gjyqësor nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por bashkëjetojnë”.

“Dhe më vjen mirë, ndihem shumë mirë që në fjalën tuaj prekët edhe këtë çështje, sepse duhet ta trajtojmë me maturi dhe seriozitet. Standardi evropian kërkon atë ekuilibër që ju paraqitët në fjalën tuaj më parë, nga njëra anë sigurinë e procesit, nga ana tjetër mbrojtjen e dinjitetit qytetar”, tha Gogu.

Në këtë mënyrë duket se Gogu me petkun e ministrit të Drejtësisë, i ka dhënë një përgjigje apo ka mbajtur një qëndrim publik sa i takon debatit të çelur në javët e fundit, nëse të pandehurit duhet të qëndrojnë ose jo të mbyllur në ‘kafazët e xhamtë’  

bani gogu kafazi

1 Komente

  1. T
    Toni

    Kafazi nuk duhet perdorur per njerezit por per kafshet e ndyra vdekjeprurese per nje popull duhet perdorur patjeter. Keta bajga duhet te perfundojne si Caushesku.

    Lini një Përgjigje