TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 11:22

Ku përfundojnë pasuritë e sekuestruara? Kreu i GJKKO tregon skemën

Shkruar nga Pamfleti
Ku përfundojnë pasuritë e sekuestruara? Kreu i GJKKO tregon
Erion Bani

Në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të reja të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kryetari në detyrë i institucionit, Erion Bani, vuri theksin te rëndësia e transparencës në sistemin e drejtësisë dhe roli që ka media në këtë proces.

Ai deklaroi se funksionimi i një gjykate lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe pavarësinë e saj, ndërsa u ndal edhe te përdorimi i pasurive të sekuestruara nga aktivitetet e paligjshme për interesa publike.

Sipas Banit, kthimi i këtyre pasurive në shërbim të qytetarëve përcjell dy mesazhe: aftësinë e shtetit për të goditur përfitimet e paligjshme dhe mundësinë për t’i rikthyer ato në dobi të shoqërisë.

“Sallat e gjykimit janë zemra e gjykatës dhe duhet të garantojnë solemnitet, barazi dhe dinjitet. Transparenca nuk është detyrim formal, por pjesë e kulturës institucionale të gjykatës. Media është partner i rëndësishëm në forcimin e transparencës dhe besimit publik. Siguria dhe dinjiteti në procesin gjyqësor nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por bashkëjetojnë. Një gjykatë më e sigurt është një gjykatë më e pavarur dhe më funksionale. Pasuria e krijuar në mënyrë të paligjshme nuk mbetet në duart e krimit, por i kthehet shoqërisë në shërbim publik. Ky investim tregon se shteti i së drejtës di ta kthejë paligjshmërinë në vlerë publike. Ky transformim është fillimi i një standardi të ri, jo fundi i një projekti. Drejtësia matet me mënyrën se si qytetari pritet, dëgjohet dhe trajtohet”, tha ai. 

erion bani gjkko pasurite e sekuestruara

Lini një Përgjigje