TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 10:22

Dosja ‘Partizani’, 7 dëshmitarët e SPAK që paraqiten në GJKKO; çfarë pritet nga seanca ndaj Berishës e Malltezit

Shkruar nga Pamfleti
Dosja ‘Partizani’, 7 dëshmitarët e SPAK që paraqiten
Malltezi e Berisha

Të paktën 7 persona pritet të dëshmojnë në seancën ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, në kuadër të gjykimit të tyre në GJKKO, sa i takon aferës me ish-klubin Partizani.

Dëshmitarët e thirrur janë pjesë e listës së kërkuar nga SPAK, i cili akuzon ish-Kryeministrin Berisha për korrupsion pasiv, dhe dhëndrin e tij për korrupsion aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Seanca që pritet të nisë në orën 13:00, është e dyta me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ndërsa në 30 prill dha dëshminë e tij Taulant balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS.

Në listën e dëshmitarëve të thirrur nga SPAK për seancën e sotme, por edhe ato në vijim janë ish-Presidentët e Klubit Sportiv Partizani, Albert Xhani dhe Paro Laçi, si dhe ish-drejtorët Isa Tare, Bujar Labinoti e Afrim Tole.

Në dosje e SPAK thuhet se ish-drejtorit të viteve 1995-2005, Isa Tare ka dëshmuar se atij iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin. Po në SPAK edhe ish Presidenti Paro Laçi ka thënë se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të liruar ambientet e klubit. Ndërsa Afrim Tole, drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, në vitet 2006-2008 ka bërë para hetuesve të SPAK një pasqyrë të të gjitha pronave që “de facto” dhe “de jure” posedonte klubi.

Dy dëshmitarët e tjerë që ka thirrur SPAK janë Dhurata Çela, ish-drejtoresha e Agjencisë së Pronave për Tiranën, dhe Petrit Kullolli, topograf.

Sipas SPAK, dosja e ish-kompleksit Partizani, ishte nga të parat që u shqyrtua nga agjencia e Pronave, ndërsa një dëshmi në prokurori e ish drejtorësh se përgjithshme të Pronave Justina Boriçi konfirmon se Dhurata Çelën e kishte emëruar me rekomandim nga lart.

GJKKO ka pranuar edhe kërkesën e avokatëve të Berishës dhe Malltezit për të thërritur si dëshmitar dhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, i cili sipas tyre ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qenë kryetar.

berisha malltezi gjkko spak

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk ka pse duhen deshmitare per faktet qe jane te qarta per kriminelet e paskrupullt ndaj nje populli te tere.

    Lini një Përgjigje