TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 12:03

Përplasi makinën te shkallët e Kryeministrisë, arrestohet 40-vjeçari me probleme mendore

Shkruar nga Pamfleti
Përplasi makinën te shkallët e Kryeministrisë, arrestohet
Pamje nga ngjarja

Policia e Tiranës ka arrestuar 40-vjeçarin Elion Marku, i cili mëngjesin e së dielës përplasi automjetin në shkallët e godinës së Kryeministrisë dhe më pas goditi me shqelma derën hyrëse të institucionit.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Shkatërrim prone”, “Prishje të qetësisë publike” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas burimeve, Marku dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, ndërsa gjatë deklarimeve nuk ka dhënë shpjegime për motivet e incidentit.

Nga verifikimet rezultoi se automjeti i përdorur në ngjarje i përkiste një miku të tij. 

Lini një Përgjigje