TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 13:14

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Posaçme jep vendimin për Ilir Metën

Shkruar nga Pamfleti

SPAK e ka marrë të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e
Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli ish-Presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësim mase.

Ish kreu i shtetit kërkoi lirimin nga qelia kundrejt garancisë pasurore, por edhe kjo kërkesë nuk iu mor parasysh.

Prokurori Sotir Kllapi gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e avokatit të Metës, se vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë legjitimonte lirimin e kryetarit të Partisë së Lirisë.

Prokurori vuri në dukje se rrezikshmëria shoqërore është evidente dhe nuk ka rrethana për zbutjen e masës së sigurimit. Po sot pritet të mbahet edhe seanca e gjyqit në themel ndaj Metës dhe të pandehurve të tjerë të dosjes.

Ish-presidenti kërkoi nga Gjykata e Posaçme t’i zëvendësojë masën “arrest në burg”, në të cilën qëndron prej tetorit 2024, me atë të “garancisë pasurore”, “detyrimit për paraqitje”, ose “ndalimit të daljes jashtë vendit”. 

Më 4 maj Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e radhës për liri të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, ndërsa më herët, të gjitha kërkesat e tij për zbutje të masës, në të tre shkallët e gjykimit, janë refuzuar. 

Në sallën e gjyqit në mbështetje të Metës ishin edhe disa figura të Partisë së Lirisë dhe opozitës, mes tyre Tedi Blushi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bujar Leskaj, të cilët kanë ndjekur nga afër zhvillimet e seancës.

SPAK e ka marrë të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po sot gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre të pandehurit e tjerë që janë nënën e Monika Kryemadhit, Ema Çoku, mikeshë e saj, të akuzuara për pastrim parash, si dhe ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

kërkoi lirinë gjykata e posaçme jep vendimin për ilir metën

Lini një Përgjigje