TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 12:57

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Meta kërkon daljen nga qelia; SPAK: S’ka arsye për ndryshim mase sigurie

Shkruar nga Pamfleti
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Meta kërkon daljen
Ilir Meta

Ilir Meta, ish-President i Republikës, përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë së “arrestit me burg”, duke iu referuar edhe vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë për paraburgimet.

Ndonëse Meta nuk ishte i pranishëm në sallën e GJKKO-së, avokati Cakrani tha se bazuar në këtë vendim unifikues të Gjykatës së Lartë, Prokuroria është e detyruar të vlerësojë së pari masa alternative dhe të argumentojë me prova nevojën pse një individ duhet të qëndrojë në paraburgim.

Sipas tij, Ilir Meta “nuk ka rrezikshmëri për arratisje dhe e as rrezik të prishë provat, përfshirë faktin që në çështje nuk ka dëshmitarë të mbrojtur, çka mund të rëndonte pozitën e tij”.

“Gjykata duhet të parashohë rrethanat dhe rrezikshmërinë e individit, duhet arsyetuar nga gjykata pse mbahet në paraburgim një individ. Gjykata e Lartë liroi Mirlinda Karcanajn që akuzohet për grup kriminal, ndërsa Meta mbahet prej 19 muajsh në paraburgim”, theksoi avokati. Në vijim ai shtoi se “Gjykata duhet të parashohë rrethanat dhe rrezikshmërinë e individit, duhet arsyetuar pse mbahet në paraburgim një individ.

Në ndryshim nga avokati, SPAK ka këkuar në GJKKO që të mos ndryshohet masa e sigurisë. Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, e lexon ndryshe vendimin e Gjykatës së Lartë duke ia kaluar barrën e provës, palës mbrojtëse. Ai tha se avokati nuk paraqiti asnjë provë për zëvendësimin e masës, ndaj vlerësoi se nuk janë rrethanat për ta ndryshuar atë.

“Vendimi Gjykatës së Lartë nuk sjell asgjë të re në këtë proces”, tha prokurori.

Në mbështetje të Metës në sallën e gjyqit ishin dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, dhe deputetë të Partisë Demokratike, Flamur Noka, Klevis Balliu e Bujar Leskaj.

ilir meta gjkko spak

Lini një Përgjigje