Instituti i Shëndetit Publik reagoi pas shqetësimit të krijuar te qytetarët lidhur me hantavirusin, duke sqaruar se deri tani nuk është regjistruar asnjë rast në Shqipëri.
Përfaqësues të ISHP-së deklaruan se niveli i rrezikut për vendin dhe për kontinentin europian mbetet shumë i ulët, ndërsa theksuan se nuk ka asnjë masë kufizuese për udhëtimet apo tregtinë.
Sipas institucionit, lloji i virusit që ka shkaktuar shqetësim lidhet me një brejtës që nuk gjendet në Europë apo në Shqipëri. Po ashtu, u sqarua se format e hantavirusit që qarkullojnë në vend nuk transmetohen nga njeriu te njeriu.
ISHP bëri të ditur se strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të identifikuar dhe izoluar çdo rast të mundshëm.
“Nuk ka fare rrezik. Rrisku për Shqipërinë dhe kontinentin është shumë i ulët. Nuk ka asnjë lloj kufizimi të udhëtimeve dhe tregtisë, jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe për europianët. Vlerësimi bazohet në disa kritere, së pari sepse nisur nga shpërthimi në anijen turistike, lloji i brejtësit që është rezervuar nuk ekziston në Europë dhe Shqipëri. Hantaviruset janë një grup, lloji i zbuluar në anije transmetohen vetëm në kontakte të ngushta dhe të gjata familjare nga njeriu tek njeriu. Llojet e tjera që qarkullojnë në Shqipëri nuk transmetohen mes njerëzve. Po marrim masa që në rast se do të kemi një rast, ai do të izolohet dhe do të gjurmohet.
Nuk ka vend për panik, shërbimi shëndetësor në të gjithë vendin është gati të identifikojë shpejt çdo rast të mundshëm”, tha zyrtari i ISHP.
ju te sqaroni se dini shume, keni bere edhe kerkime shkencore.