TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 13:59

Gjyqi në GJKKO, Meta kërkon transmetim live të seancës; mbështetet edhe nga Kryemadhi

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në GJKKO, Meta kërkon transmetim live të seancës;
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka kërkuar praninë e mediave dhe transmetimit live të seancës gjyqësore. Kësaj kërkese i është bashkuar dhe Monika Kryemadhi.

"Jam dakord që seanca të bëhet live. Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish burrit tim, duhet të jetë e hapur që shqiptarët të shohin provat. Në Amerikë edhe vrasësi ulet jashtë kafazit. Edhe ne dhe prokuroria jemi palë. Duhet të prezumohem e pafajshme. Me duhen përgjimet ambientale dhe telefonike që ka bërë prokuroria. Të plota.", tha Monika Kryemadhi.

Ish-presidenti Ilir Meta është sot i pranishëm në seancën e dytë të gjykimit në themel të dosjes në ngarkim të tij, ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi e të tjerë persona.

Më parë  Gjykata e Posaçme la në qeli ish-Presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësim mase.

Më herët prokurori Sotir Kllapi hodhi poshtë pretendimin e avokatit të Metës, se vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë legjitimonte lirimin e kryetarit të Partisë së Lirisë.

Prokurori vuri në dukje se rrezikshmëria shoqërore është evidente dhe nuk ka rrethana për zbutjen e masës së sigurimit. Po sot pritet të mbahet edhe seanca e gjyqit në themel ndaj Metës dhe të pandehurve të tjerë të dosjes.

Ish-presidenti kërkoi nga Gjykata e Posaçme t’i zëvendësojë masën “arrest në burg”, në të cilën qëndron prej tetorit 2024, me atë të “garancisë pasurore”, “detyrimit për paraqitje”, ose “ndalimit të daljes jashtë vendit”. 

Më 4 maj Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e radhës për liri të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, ndërsa më herët, të gjitha kërkesat e tij për zbutje të masës, në të tre shkallët e gjykimit, janë refuzuar.



avokati i ilir metës

Lini një Përgjigje