TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 14:02

Akuza për ngacmimin e pacientes, spitali i Korçës pezullon nga detyra mjekun

Shkruar nga Pamfleti
Akuza për ngacmimin e pacientes, spitali i Korçës pezullon nga
Spitali i Korçës

Nikolla Nunka, mjeku kirurg i akuzuar për ngacmimin seksual të një vajze, është pezulluar nga detyra. Pezullimi i mjekut nga spitali rajonal i Korçës do të zgjasë deri në sqarimin e situatës dhe përfundimin e hetimeve.

Vendimi për pezullimin nga detyra është marrë disa orë pasi mjeku 72-vjeçar u arrestua nga policia, pas kallëzimit që vajza dhe familjarë të saj bënë denoncimin në polici. Ata pretendojnë se mjeku ka ngacmuar seksualisht vajzën, teksa kjo e fundit i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje për apandesit.

Sipas kallëzimit të vajzës, mjeku 72-vjeçar, i cili ka kryer edhe operacionin, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

Vajza ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72 vjeçarit.

Pritet që në vijim, mjeku kirurg të dalë në masë sigurie ku do të jetë gjykata që do të vendosë për këtë çështje.

 

nikolla nunka spitali i korces denoncimi

1 Komente

  1. T
    Tony

    In Albanian it’s ok, but in English it seems like the girl is the daughter of the doctor. Who is this idiot that translate in English? I have seen and in my comments the translation is miserable. If you use AI don’t use it. If you are donkeys go where you belong in the barn.

    Lini një Përgjigje