TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2026, 13:14

Kush po e bllokon integrimin? Berisha-Ramës: E ke kthyer procesin në pronë private

Shkruar nga Pamfleti
Kush po e bllokon integrimin? Berisha-Ramës: E ke kthyer procesin në
Sali Berisha

Edi Rama e ka shndërruar integrimin e vendit në një proces okult sikur e ka pronë të veten. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha, duke iu përgjigjur kështu akuzave të Kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit opozita ka nisur një proces për bllokimin e integrimit në BE.

Berisha tha se opozita ka zhvilluar një betejë shumë të fortë dhe është krenare se ia ka dalë të përmbysë mashtrimet e qeverisë dhe lobingjeve korruptive dhe të tregojë të vërtetën e realitetit shqiptar si rruga e vetme për një proces integrimi.

“Në rast se e lexuat rekomandimet e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, një proces integrimi të bazuar në meritën. Vetëm këtë ka bërë dhe bën opozita.

Rrugën për në BE ia mbyllin Shqipërisë ata që mbrojnë vjedhjet e qytetarëve shqiptarë. Ata që shndërrojnë zgjedhjet në farsë, duke shkrirë në një institucionet e shtetit me strukturat e partisë. Duke angazhuar bandat dhe kartelet e drogës. Ata janë faktorët që pengojnë dhe vështirësojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Janë ata, të cilët bëjnë çdo gjë për ta shndërruar procesin më themelor të shoqërisë shqiptare sot në një proces okult.

Ju duhet ta dini se ka pesë muaj që në një forum në Bruksel që quhet COELA, forum shumë serioz, që vizitoi edhe Shqipërinë para 4 muajsh. Erdhën 27 përfaqësues të vendeve anëtare, diplomatë, erdhën në Shqipëri, i panë gjërat në vend dhe ka kaq muaj që ata mblidhen me përgjegjësinë më të madhe, raportin për Shqipërinë e shqyrtojnë dhe shtojnë vazhdimisht kërkesa mbi të. Dhe përfaqësuesi i Shqipërisë është në ato diskutime. Edi Rama fsheh çdo rekomandim të tyre. Fsheh çdo sugjerim të tyre, çdo kritikë të tyre. Edi Rama e shndërron këtë në një proces okult, të mbyllur, sikur e ka pronë të veten dhe jo një proces që duhet të ketë, siç thotë Parlamenti Evropian, epiqendër rolin e parlamentit, opinionin publik, shoqërinë civile, mediat e me radhë”, tha Berisha.

rama berisha integrimi

Lini një Përgjigje