Monika Kryemadhi ka reaguar mbi deklaratat e avokatit të Metës, Kujtim Cakrani, se ajo ishte “ministre e Brendshme në shtëpi” dhe i bënte ajo shpenzimet, jo ish-presidenti.
“Në fakt nuk është se hodhi përgjegjësinë, atë e ka marrë vetë zonja që kur është pyetur në prokurori. Ministri i brendshëm në familje padyshim është gruaja”, tha ai.
Kryemadhi tha para mediave pasi doli nga salla se Meta është fokusuar te politika dhe nuk ka bërë pazare.
“Unë kam qenë klasa punëtore që zbatoja dhe ruaja mbarëvajtjen e shtëpisë. Nuk ka asnjë shpenzim të ekzagjeruar. Bëhet fjalë për operacionet shëndetësore të mia dhe vajzës sime, por edhe një operacion të Metës. Këto kanë qenë të deklaruara. Ilir Meta, për fatin e tij të mirë, duke qenë burrë shteti, ai nuk është marrë kurrë me gjërat e shtëpisë, s'është pjesë e asnjë lloj shpenzimi apo marrëdhënies tim me kushëririn tim Adrian Shatku”, tha ajo.
Duke u ndalur te kushëriri i saj Shatku, Kryemadhi e sulmoi fort. Sipas saj, ai i ka dorëzuar SPAK-ut dokumente dhe ka bërë deklarime në shkelje të ligjit. Sipas saj, fati i keq i Metës ishte se nuk kaloi shumë kohë me fëmijët.
“Edhe ajo është histori tjetër, fati i atij qylaxhi ai gjithë jetën, ka për të fituar nga 10 milionë euro tani në SHBA, se do të hapen të gjitha letrat, se është shkelur privatësia dhe gjithë marrëdhënia e mirëbesimit midis SPAK dhe Departamentit të Drejtësisë, se dokumentacionet janë marrë pa vendim të SPAK, që është e dënueshme në SHBA. Fati i keq i Metës, është që për hir të politikës ka kaluar shumë pak kohë me fëmijët e tij”, u shpreh ajo.
Me femer gore se kjo sbesoj se ka ne teritorin e shqipnise. Gojendyre, e paedukate, klases puntore i mer te keqen kjo baxhella, mjere like cka heq me ket garipe mashkull se vec femer smund te quhet kjo. U kujtu von me e len Like, kur filmi kish perfundu dhe ai perfundoi ne burg. Kjo i ka be te gjitha cka e akuzon spak, bashke me sanço pançon e saj Tit Vasili. Duhet shtrydh dhe ai ne spak se di shume dhe nuk mban dot ngarkese zberthehet pernjehere. E pacipa ka fut dhe temen ne valle,