TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2026, 20:42

Dega e PS te Njësia 5 i mbyll derën Braçes, deputeti lihet jashtë mbledhjes

Shkruar nga Pamfleti
Dega e PS te Njësia 5 i mbyll derën Braçes, deputeti lihet
Rama-Braçe Manastirliu

Erion Braçe është lënë sot jashtë një mbledhje të mbajtur nga dega e Partia Socialiste në Njësinë 5. Braçe është deputeti i asaj zone, por si duket pas kritikave, nuk preferohet të jetë i pranishëm.

Ka qenë vetë Braçe që ka folur në media, ku ka deklaruar se e kanë lënë jashtë mbledhjes.

Fjala bie, tani është duke u bërë një mbledhje në njësinë pesë. Deputeti s'ishte njoftuar fare. Atje është udhëheqësja politike e Partisë Socialiste të Tiranës, bashkë me një deputet tjetër që është deleguar atje si drejtues politik. Ndërkohë që deputeti që është përballë me ata njerëz, ka punuar me ata njerëz, ka bërë fushatë me ata njerëz, ka marrë votën e atyre njerëzve atje, s'është njoftuar fare për mbledhjen. Dhe në krahun tjetër, vetëm 30 metra në vijë ajrore, deputeti që nuk shet ajër, po deputeti që bën deputetin në territor,  ka katër ditë që ka lajmëruar që tubacionet e ujit janë çarë, uji rrjedh rrugëve, ka lajmëruar drejtorin. Jo ndërmarrjen, jo te numri i përgjithshëm që është për qytetarët, por ka lajmëruar vetë drejtorin. Dhe prej katër ditësh atje vazhdon të rrjedhë uji lum, ndërkohë që e gjithë ajo lagje është lagja që ka vuajtur vjet në verë nga uji. Pra, edhe pse ndodh kjo, edhe pse përjashtohet deputeti nga një mbledhje partie, ku duhet të jetë se me thënë të drejtën, pas ca ditësh do marrim edhe medalje ne që kemi shumë kohë që jemi në Partinë Socialiste. Është 35 vjetori i partisë”, tha ai në Euronews Albania.

Drejtuese politike e Tiranës është Ogerta Manastirliu, ndërsa si drejtues të Njësisë 5 janë Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla. Por si duket Braçes i është mbyllur dera. 

Gjatë fjalës së tij, Braçe u shpreh se është normale që të ketë debate që lidhen me mënyrën e ushtrimit të pushtetit.

Sipas tij këto debate nuk shkaktojnë dhe nuk duhet të shkaktojnë asnjë shqetësim. Ai u shpreh se prej kohësh në grupin e PS nuk bëhen më diskutime, por ligjet thjesht sillen sa për sy e faqe.

 

brace njesia 5

2 Komente

  1. G
    Guri Koka

    Kjo eshte ngjarje e madhe Braçe! Nxirr konkluzion dhe pregatitu per te ardhmen, sa nuk je von!

    1. d
      divjaksi

      Ik ore Brace! Nuk ke as kurajo e as bythe ti thuash gjerat sic jane. Po te tundi kembet Rama, ti ben gati pampersa. Ti po i ofrohesh Rames per bashkine e Tiranes ose te ka porosituar ai te veprosh keshtu por duket qe nuk po na thua asgje...si gjithmone. ..Flet per fermeret e Divjakes dhe kaq... Po te kishit personalitet, ti dhe te tjere, do ti thoshit Rames ne parlament: Ndal se nuk te lejojme te shkelesh mbi ligjin, te thellosh varferine dhe lejosh trafiqet...Por beni sikur nuk dini gje kur dini shume gjera dhe heshtni... Prandaj, cdo gje qe tju beje Rama juve, e meritoni...deputetet e zeqinese.

      Lini një Përgjigje