Në seancën e sotme ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në GJKKO, pati një deklaratë të fortë nga prokurori i SPAK Sotir Kllapi, i cili përmendi mesazhin e famshëm të shkëmbyer mes Ilir Metës dhe Kastriot Isamilit, ku kreu i PL shkruan: “Nesër më duhen patjetër 200 mijë, mos harro”.
E ftuat në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Kryemadhi u shpreh se ai mesazh nuk ekziston fare si provë, por u bë për të futur në burg ish-presidentin.
Monika Kryemadhi: Kjo nuk është provë, nuk ekziston si provë. Në akuzë 240 faqe, 210 faqe janë me perceptim, më the, të thashë, mendojmë, u tha, më tha, do të vij, a ke, ku je, do më blesh një palë vëthë, muhabete grash. Në 240 faqe, 200 faqe flitet për Monikën, marrëdhënia ime me kushëririn tim, deputetët, fëmijët, e me radhë. Është telefoni im për vitin 2014 dhe kanë marrë mesazhe.
Aty është bërë çështje që ky zotëria të futet në burg.
Kur ishim në seancë paraprake, kur zoti Meta filloi të shpjegojë procesin e CEZ-DIA, sepse shqiptarët nuk e dinë se si kompania e Ismailajt ka patur 71 kompani.
Në këtë histori, që unë ta kisha ditur që Ismailajn e kanë futur në burg, se donin të mbyllnin historitë e CEZ-DIA është histori tjetër.
Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, ngelën të shokuar kur Meta fliste për CEZ-DIA, pasi e ka bërë Altin Dumani. Pse e ka marrë përsipër? Ka çuar haber nëpërmjet Ulsi Manjës, ka kërkuar, është edhe fotografia dhe përgjimi, prandaj nuk u bë Dumani kryeprokuror, sepse ka qenë i përzgjedhur i Berishës për te Krimet e Rënda, ky i tha Ramës, më bëj kryeprokuror se do të fus në burg Ilir Metës. E ke të regjistruar, e ka Operacionalja me shërbimet e huaja. Me këtë arsye nuk e zgjodhën kryeprokuror.
Pra ngelën, nuk erdhën prokurorët, i thanë Dumanit shko mbroje vetë CEZ-DIA. Duke qenë se i zhbëhet çështja, kanë marrë këtë mesazh, në akuzën e parë nuk është mesazhi.
Kjo gjë që pretendojnë këta nuk ekziston as si provë dhe as si veprim.
Lini një Përgjigje