Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar kritikat ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke deklaruar se me garë e mund Berishën dhe se partia nuk mund të vijë në pushtet nën drejtimin e tij.
Salianji tha se Berisha po e përdor Partinë Demokratike për interesa personale dhe e sfidoi publikisht të bëjë transparent vendimin për skualifikimin e tij nga gara për drejtimin e partisë.
“Me garë unë e mund Sali Berishën. Sot ka pakënaqësi deri në urrejtje të 80 për qind të demokratëve”, deklaroi Salianji.
Ai shtoi se mënyra se si u përjashtua nga gara ndikoi edhe në pjesëmarrjen e ulët në protestat e opozitës. Salianji ngriti gjithashtu pyetje mbi mungesën e një vendimi zyrtar për skualifikimin e tij. Ai komentoi edhe situatën ligjore të Berishës, duke deklaruar se kreu i PD-së ka shumë probleme me drejtësinë.
Në përfundim, Salianji theksoi se Partia Demokratike nuk mund të fitojë zgjedhje me Berishën në krye.
“Me garë unë e mund Sali Berishën. Sot ka pakënaqësinë deri në urrejtje të 80 % të demokratëve. Shikoni takimet e mua. Përjashtimi që më bëri mua nga gara, dhe mënyra se si e bëri apo e trajtoi solli që në protestë të ishin aq pak veta. Berisha ka shumë probleme me drejtësinë…Përse nuk ka një vendim, cila është arseja që jam skualifikuar. Unë nuk do t’i lë do vazhdoj. Me Berishën PD nuk fiton as sot dhe as kurrë”, tha Salianji në News 24.
Lini një Përgjigje