Nuk dihet nëse Canollarin e ka futur Rama për të sulmuar Ristanin, apo nëse Tom Doshi ka rritur pazarin dhe kërkon ndonjë drejtori në Bashkinë e Tiranës.
Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate me tone të forta mes kryetares së komanduar Anuela Ristanit dhe këshilltarëve të mazhorancës. Konkretisht Ristani është përplasur me këshilltarin e PSD, Krenar Canollarin dhe shkak ishte pastrimi i qytetit dhe performanca e kompanisë “Eco Tirana”.
Canollari deklaroi se Tirana është më e ndotur dhe kërkoi shkarkimin e drejtuesve që, sipas tij, nuk kanë kryer siç duhet detyrën. Ai theksoi se nuk është kundër rritjes së buxhetit për pastrimin, por kërkon rezultate konkrete dhe llogaridhënie nga Bashkia.
Nga ana tjetër, Anuela Ristani mbrojti qëndrimin e Bashkisë, duke argumentuar se marrëdhënia me “Eco Tirana” është e rregulluar përmes kontratës dhe se çdo mosrealizim i volumit të punës penalizohet sipas kushteve kontraktuale. Ajo kundërshtoi kërkesat për shkarkime, duke i cilësuar si të pabazuara dhe duke theksuar se përgjegjësia duhet përcaktuar mbi bazën e kontratës dhe procedurave administrative.
Më pas Ristani shpërtheu në deklarata të forta, ku tha: “Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”.
Nuk dihet nëse Canollarin e ka futur Rama për të sulmuar Ristanin, apo nëse Tom Doshi ka rritur pazarin dhe kërkon ndonjë drejtori në Bashkinë e Tiranës. Historikisht sa herë Doshi ka dashur diçka është përplasur me socialistët. Rasti më i fundit ishin zgjedhjet e vitit të kaluar ku Tom Doshi sulmoi Ramën, pasi arriti çfarë donte sheshoi tensionet.
Debati i plotë mes Ristanit dhe Canollarit:
Krenar Canollari: Më fal, meqë e preku kryetarja se unë e mbylla, po unë nuk mora një përgjigje çfarë masash ka marrë kryetarja për gjendjen aktuale. Ne jemi pro kalimit të buxhetit për...
Anuela Ristani: Ju keni sjellë shtimin e volumit zotëri, kjo është masa. Tani në qoftë se s’e keni kuptuar ju masën, më vjen shumë keq se s’e kuptoj...
Krenar Canollari: Nuk e kam kuptuar e nderuar, nuk e kam kuptuar.
Anuela Ristani: Po çfarë mase po flasim? Se s’kuptoj.
Krenar Canollari: Unë them që Tirana sot, ne jemi pro, të kalojmë edhe më shumë buxhet se sa kaq. Dhe nuk ka asnjë pengesë nga ne. Po. Por unë dua të di, ju si kompania kryesore e qytetit, që është Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Eco Tiranën. Pra ju jeni aksioneri kryesor, zonjë.
Anuela Ristani: Ne jemi aksionerë dhe klienti.
Krenar Canollari: Kryesor dhe klienti, por jeni dhe aksioner kryesor. Çfarë masash konkrete ka marrë Bashkia e Tiranës ndaj Eco Tiranës dhe punonjësve të saj që janë drejtues institucionesh, për gjendjen që është sot aktualisht?
Anuela Ristani: Zotëri, masat e... Eco Tirana është një kontraktor...
Krenar Canollari: Unë ju solla një shembull zonjë. Zonjë, ju solla një shembull që gjendja është shumë e rëndë. Dhe unë thashë, ju keni marrë masa? Keni ndërruar drejtor?
Anuela Ristani: Po a më thoni ju mua a është ajo rruga pjesë e volumit të ri apo volumit të vjetër se unë nuk e di. Juve që e dini ma thoni. Në qoftë se është pjesë e volumit të vjetër dhe është tarifuar dhe nuk është pastruar, patjetër që ka një gjobë. Atëherë do të thotë, kush është, çfarë pyetje po bëni? S’po kuptoj.
Krenar Canollari: Zonjë, në qoftë se detyra nuk bëhet siç duhet, ka masa administrative për punonjësit tuaj.
Anuela Ristani: Po, po, ka një kontratë e cila sanksionon për çdo volum dhe për çdo kërkesë dhe për çdo situacion pagesën dhe mospagesën. Kush është pyetja juaj? Doni të varim dikë në shesh që s’ka faj?
Krenar Canollari: Jo moj zonjë, jo moj zonjë. Po secili nga ne, në qoftë se nuk bëjmë detyrën që na caktohet, shkarkohemi nga detyra dhe marrim përgjegjësitë që na takojnë. Pikë. Kaq.
Anuela Ristani: Okej, dakord. Kë doni ju të shkarkohet nga detyra?
Krenar Canollari: Drejtorin që ka përgjegjësi direkt me këtë punë.
Anuela Ristani: Po drejtori që mban përgjegjësi, çfarë duhet të ketë bërë?
Krenar Canollari: Çfarë i ka bërë? S’e ka bërë detyrën siç duhet.
Anuela Ristani: Dakord. Cili është ky drejtor që s’ka bërë detyrën?
Krenar Canollari: Atëherë unë nuk e njoh fare drejtorin dhe nuk kam asgjë personale. Zonjë e nderuar, qyteti i Tiranës lë për të dëshiruar. Qyteti i Tiranës është më shumë i ndotur se dje. Ju po më thoni ç’masa do të marr. Të lutem, tregohesh korrekte në përgjigjen që jep.
Anuela Ristani: Po ju vij me volume shtesë, me dyfishime... po unë këto po ju shpjegoj dhe ju refuzoni ta kuptoni. Keni ndonjë drejtor fiksim? Ma thoni edhe e arrestojmë...
Krenar Canollari: E nderuar, unë nuk kam asnjë gjë personale me askënd.
Anuela Ristani: Po tani, po sa po e përmend, fiksim... se mos keni një fiksim me ndonjë drejtor. Të lutem, kjo s’është një punë drejtori. Kjo është një punë e kontraktuar. Ka një volum pune dhe ka një përgjegjësi të kontraktorit me klientin. Çfarë kërkoni?
Krenar Canollari: Mos më jep komente, po më jep përgjigje e nderuar. Tirana është më keq se ç’ishte. Respektohet kontrata.
Krenar Canollari: Çfarë pra? Tirana është më keq se ç’ishte. A, s’ju vjen mirë. Jepni përgjigje zonjë, jo komente. Dhe përgjigjet janë direkt të varura me pozicionin tuaj. E nderuar, këtu duhet të bëhet puna ose njerëzit duhet të ikin. Pikë. Ndryshe qyteti do bëhet edhe më keq se kaq. Unë nuk kam asgjë personale me askënd. As nuk i njoh drejtorët e bashkisë, sa për dijeni. Aq më tepër të pastrimit. Por nuk mund të më ktheni ju një përgjigje të tillë mua. Keni detyrën...
Anuela Ristani: Zotëri, kush është përgjigja që ju...
Krenar Canollari: Jepni përgjigje qytetarëve të Tiranës.
Anuela Ristani: Cila është përgjigja që ju dëshironi të merrni se s’po e kuptoj. Unë po ju them, ka një kontratë...
Krenar Canollari: Bëjeni punën më mirë moj zonjë, kaq. Bëjeni punën më mirë.
Anuela Ristani: Po pra, dakord. Po pra, ju kuptova. Dhe po ju them, ka një kontratë mes dy palëve. Në kontratën mes dy palëve ka përgjegjësi dhe ka pagesë. Sipas kësaj kontrate, ju po e thoni bëhet më mirë. Po mirë, më bukur, kontratën që ju e keni aprovuar, hajde dhe e bëjmë më mirë.
Krenar Canollari: Shkarkoj drejtorin! Shkarkoj! Bravo! Shkarkojmë! Të bëjnë detyrën! Shkarkojmë!
Anuela Ristani: Dakord. Ju e vendosët, e bëtë edhe prokurorin dhe gjykatësin, e vendosët që përgjegjësia është e drejtorit që nuk është respektuar kontrata. Po merr mend, në qoftë se jeni kaq të aftë mor zotëri, po ju lutem urdhëroni. Hajde! Edhe më shkarkoni dhe mua me këtë rast se bie rehat. Po tani, muhabet kot. Po nuk mund të flasim me papërgjegjshmëri totale dhe të thoni ju “shkarko drejtor”. Kush jeni ju që thoni “shkarko drejtorët”? Unë po ju them, ky shërbim, si çdo shërbim, ka një kontratë.
Po ashtu përplasjet e forta kanë qenë edhe me Halit Valterin./ Pamfleti
Po mire e kan tironsit qe i rrjep lal eri me taksa dhe nuk ben asgje per sherbimin qe duhet te kete per kryeqytetin. Shiko qfar vemjesh kemi zgjedh te na Krähen punet e komunitetit. Ke doni te arrestojme apo ishte me keq dje se sot apo e kunderta, sikur ku ka qene tirana kur ishte lal eri ktu, gjithanej mante era mut athere akoma me mut man ers tashi