TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2026, 20:54

Ilir Meta nga burgu: 'Diella’ nuk i mbulon dot të vërtetat që i di e gjithë bota!

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta nga burgu: 'Diella’ nuk i mbulon dot të vërtetat
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe lidhje me atë që ai e cilësoi si “narkoekonomi”. Meta shkruan nga burgu se “Diella” nuk mund të fshehë, sipas tij, realitetin që përjetojnë qytetarët shqiptarë çdo ditë.

“‘Diella’ nuk i mbulon dot të vërtetat që i di e gjithë bota, por dhe që i vuajnë çdo ditë e më shumë shqiptarët”, shprehet ai.

Meta lidhi zhvlerësimin e euros dhe dollarit me ndikimin e parave të drogës në ekonomi, duke e cilësuar situatën si tregues të ekzistencës së një “Narkoshteti”.

Sipas tij, edhe raporti i Transparency International për korrupsionin dëshmon problematikat që, sipas kreut të PL-së, vijnë nga ndërthurja e korrupsionit me pushtetin politik.

"Diella nuk i mbulon dot të vërtetat që i di e gjithë bota, por dhe që i vuajnë çdo ditë e më shumë shqiptarët.Shikoni tatëpjetën e pandalshme të zhvlerësimit të euros dhe dollarit me lekun, për të kuptuar se narkoekonomia është vetë Narkoshteti.

Por mjafton të shihni edhe dishezën me 11 vende për korrupsionin në raportin e Transparency International për të kuptuar se kur paratë e drogës dhe korrupsionit shkrihen në një, siç është shkrirë partia në pushtet me shtetin, pasojat janë katastrofike për qytetarët. Këta jo vetëm kërcënojnë gazetarët vendas por duan t’u mbyllin gojën edhe atyre të huaj, si gazetarit investigativ italian, Nello Trocchia, të cilit i shpreh solidaritetin tim të plotë."-shkruan Meta në Facebook. 

 

ilir meta diella korrupsioni

Lini një Përgjigje