
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në samitin e NATO-s në Vilnus, ka zhvilluar një bashkëbisedim me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta”.
Nga atje Rama ka folur në lidhje me situatën në Kosovë duke thënë se ajo që po ndodh në veri të vendit fqinj është shumë e rrezikshme dhe se situata aty mund të eskalojë deri në hapje konflikti.
Ai u shpreh se teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës.
“Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor sot, në lidhje me sigurinë, ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi, të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq e vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme. Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcenim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, tha ai.
Lini një Përgjigje