
Gazetari Nikollë Lesi ka deklaruar se ka ardhur koha që Berisha të largohet nga kryesia e demokratëve. Ai tha se Sali Berisha kishte të drejtë për Bashën, në momentin që i doli kundër dhe mori partinë, por tani nuk duhet të vazhdojë më.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Lesi tha se problemi me opozitën është se askush nuk ikën dhe njerëzit i kanë lënë pa zgjidhje ndërkohë që siç u shpreh Lesi, “Rama mbretëron i qetë, me batuta”
“Unë me këtë opozitë, me këtë koalicion opozitar, nuk kam asnjë lloje shprese. Nuk e di populli, por fakti që votat janë në një diferencë të madhe tregon se na duhet motivim, duhen lëvizje të reja, njerëz të rinj. Berisha kishte të drejtë me Bashën, erdhi e mori, u fut në zgjedhje, nuk i fitoi përballë Ramës, kështu që nuk fitoi. Njerëzit duan të vijnë në pushtet, nuk më çon dot në pushtet ik, të vijë tjetri dhe krijon një front të madh. Përderisa Saliu nuk ikën, për mua duhet të iki tani, Basha thotë po kthehem edhe unë, Basha thotë po kthehem edhe unë. Kanë bërë një çorap të madh aty në opozitë dhe Rama mbretëron i qetë pa asnjë lloj shqetësimi, i fut edhe një batutë e një tralala më gërnetë e fiton prap”, tha Nikollë Lesi.
Lini një Përgjigje