TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2023, 14:17

“Nëse Ahmetaj flet shkakton skandal të madh”, Nikollë Lesi paralajmëron goditjen e radhës nga SPAK: Do të jetë personazh i njohur i opozitës!

Shkruar nga Pamfleti
“Nëse Ahmetaj flet shkakton skandal të madh”, Nikollë
Nikollë Lesi

Gazetari Nikollë Lesi ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Në fjalën e tij Lesi theksoi se goditja e Ahmetaj është lëvizja më e fortë që SPAk ka bërë deri më tani.

Megjithatë ai shtoi se intuita gazetareske e lë të kuptojë që goditja e radhës do të jetë më lartë në hirearki dhe do të vijë nga radhët e opozitës.

Me logjikë të thjeshtë Lesi parashikoi arrestimin e një ish-kryeministri që aktualisht ndodhet në opozitë.

Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj der tani është lëvizja më e fortë që ka bërë SPAK. Ndoshta gaboj, por me nuhatjen time prej gazetari të vjetër dyshoj se po përgatitet të kalojnë pak nga opozita, ndonjë arrestim VIP nga opozita. Besoj me aq sa shoh lëvizjet nëse nuk janë të kalkuluara, siç thotë opozita se SPAK-u drejtohet nga kryeministri Rama. Tani është mbushur pak kupa, se ish-deputetë, ish-kryetarë bashkie, ish-ministra, ish-zëvendëskryeministri, numri 2 i maxhorancës, po shkojnë në burg. Kam përshtypjen se tani do shkojnë pak djathtas, egër, se kush nuk e di. VIP quhet dikush në rangun më lartë se ish-zëvendëskryeministër”, tha Lesi.

Lesi shtoi se Ahmetaj duhet të përballet me drejtësinë dhe të dalë të mbrojë veten e tij pasi ndryshe e pret qelia e burgut.

Nëse Arben Ahmetaj ndodhet në Shqipëri, po të isha në rastin e tij dhe nëse ndiej që nuk e kam shkelur ligjin, po edhe po ta kem shkelur, shkoj dhe përballem me kolegët në Këshillin e Mandateve, edhe me prokurorët e SPAK-ut nëse do të jenë aty. Them nëse kam firmosur ose jo, nëse më kanë urdhëruar ose s’më kanë urdhëruar, kam bashkëpunuar ose nuk kam bashkëpunuar me të tjerët. Sepse koka e turkut pritet dhe hidhet në lumë. Nëse Ahmetaj na ndjek se besoj që e ndjek shumë Euroneës-in ai, kam përshtypjen se duhet të shkojë sot ballë përballë me kolegët deputetë. Të thotë gjërat si i mendon dhe të përballet me drejtësinë. Nëse ka fakte të reja, t’i thotë se tani atë e pret burgu tani. Të dalë dhe të mbrojë veten”, tha Lesi.

nikollë lesi spak

Lini një Përgjigje