TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2023, 11:49

Samiti i NATO-s në Vilnius, Begaj: Moment vendimtar për sigurinë e rajonit

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i NATO-s në Vilnius, Begaj: Moment vendimtar për sigurinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj e ka cilësuar samitin e NATO-s në Vilnius si një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik. Ai u shpreh gjithashtu se vendimet e këtij samiti do të jenë të dobishme në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.

“Mbledhja e NATO-s në Vilnius është një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik.

Vendimet e këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.

Shqipëria vazhdon të jetë e palëkundur në mbështetjen e përpjekjeve të Aleancës për të forcuar masat e ndëshkimit dhe mbrojtjes”, shkruan Begaj në një postim në Twitter.

samiti nato begaj

Lini një Përgjigje