TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2023, 07:46

Arian Çani paralajmëron arrestime të reja: Pas PS, SPAK do kalojë nga opozita!

Shkruar nga Pamfleti
Arian Çani paralajmëron arrestime të reja: Pas PS, SPAK do
Arian Çani

Gazetari Arian Çani është shprehur se Shqipëria do të hyjë në një epokë të re politike në momentin që preken një nga katër ose tre figurat kryesore në Shqipëri.

Ai theksoi se me arrestimet që po bëhen nga PS, kreu i qeverisë po fiton pikë. Më tej ai theksoi se pas figurave politike të PS, SPAK do kalojë dhe nga opozita.

Shqipëria do të hyjë në një epokë të re politike në momentin që preken një nga katër ose tre figurat kryesore në Shqipëri, kryeministri, kryetari i opozitës dhe ndonjë kryetar tjetër opozite. Deri në momentin që këta nuk preken, nuk ka rëndësi fare kush vete në burg. Rama vetëm fiton pikë sepse po i thotë popullit që po pastron kancerin nga trupi i tij. Kjo nuk është rastësi, pas njerëzve të Ramës do fillojë radha dhe nga ata të opozitës. Drejtësia nuk është e pavarur, kushdo që e mendon këtë është ose naiv ose idiot. E gjitha është me regji qendrore.”- tha Arian Çani.

gazetari arian Çani spak ps

Lini një Përgjigje