
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi duke komentuar kërkesën e sotme të SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt, tha se drejtësia duhet të hetojë përgjegjësin e vërtetë të inceneratorëve duke ju referuar kështu kryeministrit Rama.
Në një intervistë për emisionin ‘5 pyetjet’ në “Report tv”, ai shtoi se nëse hetimet vazhdojnë, do të dalin edhe emrat e disa deputetëve të tjerë të përfshirë.
“Sot në Këshillin e Rregullores kam marr një kopje të kërkesës. Është të tre veprat penale. Ka patur një kërkesë të drejtuesit të SPAK-ut të bëjmë nje mbledhje me dyer te mbyllura, por nuk ka asnjë arsye të zhvillohet me dyer të mbyllura. Përgezoj SPAK për një hetim të thelluar, por sigurisht nuk është i plotë. Si rregull duhet të hetohet ai që i ka dhënë vlefshmëri akteve të Ahmetajt, kryeministri Edi Rama.
Në hetim vërehen shkelje të tjera dhe nëse vijon hetimi ju siguroj që do të ketë të tjerë, të paktën 5-6 deputetë që janë aktualisht në Parlament, Bajftjar Zeqja, Fadil Nasufi apo Gjiknuri. Kanë dalë komunikime telefonike, mesazhe. Ahmetaj vërtetohet që ka një lidhje të qëndrueshme biznesi me këto individë që unë përmenda, sesi këto bënin vetë shkresa dhe i dërgonin vartësve dhe më pas dërgoheshin për firmë te vetë ministri”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje