Dhuna barbare në Krujë, ndryshimet në qeveri dhe kërkesa për arrestimin e Ahmetajt kanë vënë në lëvizje sot Edi Ramën. Ai është ngujuar për disa orë në vilën qeveritare në Tiranë me Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën dhe Engjëll Agaçin.
Rama vendosi që Balla të bëhet ministër i Brendshëm dhe tani PS duhet të zgjedhë një emër për të drejtuar grupin parlamentar. Në korridoret e PS flitet për disa emra. Një opsion që flitet është që Damian Gjiknuri të ushtrojë të dyja funksionet, atë të Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreut të gripit, sikundër kanë bërë Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla.
Emra të tjerë të përfolur janë: Ermonela Felaj, aktualisht nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka, aktualisht Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Arben Pëllumbi, aktualisht Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, dhe emri i Toni Gogut, aktualisht nënkryetar i Grupit Parlamentar i PS.
Lini një Përgjigje