TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2023, 14:08

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Nikolla thërret nesër Këshillin e Mandateve

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt,

Pas kërkesë së SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Mësohet se Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet nesër 11.07.2023 në orën 16:00. Mbledhja do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

"Mbledhja e Këshillit të Mandateve do zhvillohet me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor"- thuhet në urdhrin e Lindita Nikollës.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt,

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi sot Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit socialist, Arben Ahmetaj. Kërkesa është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani të premten e kaluar, konkretisht më 7 korrik 2023, ndërsa lajmi u mësua sot, (10 korrik) tre ditë më pas. Me anë të kësaj kërkesë, SPAK kërkon leje nga Kuvendi jo vetëm dhënien e masës së sigurisë për Arben Ahmetajn, por edhe për t’i ushtruar atij një kontroll në banesën e tij personale apo tabulatet telefonike. Ai është zyrtari më i lartë që përballet me kërkesën për arrestim në tri dekadat e fundit në Shqipëri.

Arben Ahmetaj po hetohet për tre akuza për veprat penale “korrupsion pasiv”, "pastrim parash", "deklarimi rremë dhe fshehje pasurie". 

kërkesa e spak për arrestimin e arben ahmetajt lindita nikolla

Lini një Përgjigje