TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2023, 13:20

Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës në krye të ministrisë, Berisha: Rama reagoi si padrino, në përputhje me kodin e mafias

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Çuçit dhe emërimi i Ballës në krye

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm dhe për emërimin e Taulant Ballës në krye të rendit.

Berisha tha se Rama ka emëruar në krye të ministrisë Ballën, i cili sipas tij është njeriu i lidhur me krimin si mishi me thoin.

"Në krye të rendit emërohet Balla, në gamat e fundit të regjimit të tij, Rama emëroi në krye të ministrisë Ballën, njeriun më të lidhur si mishin me thoin me bandat e Elbasanit, Shkodrës, Cërrikut dhe Fushë-Krujës.

Pas ngjarjes horror të grupit Rraja, që keqtrajtuan dhe bënë për spital fisin Maja. Rama reagoi si padrino, ai në përputhje me kodin e mafias nuk dënoi barbarinë dhe aktin horrorr të klanit të tij, por urdhëroi në Twitter shkarkimin e ministrit Cuci dhe emërimin e Ballës.", tha Berisha.

berisha m mafia rama cuci balla

Lini një Përgjigje