TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2023, 11:18

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, vjen reagimi i parë nga opozita: Veprim i vonuar, të hetohet edhe Rama!

Shkruar nga Pamfleti
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, vjen reagimi i parë nga
Gazment Bardhi

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për kërkesën e SPAK që ka dërguar në Kuvend leje për arrestimin e Ahmetajt. Bardhi i bën thirrje kryeparlamentares Nikolla që ta mbledhë Këshillin e Mandateve që ditën e sotme, ndërsa thotë se SPAK duhet t’i shtrijë hetimet deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama.

Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit. I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”, shkruan Bardhi.

gazment bardhi kërkesa e spak për arrestimin e ahmetajt

Lini një Përgjigje