TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2023, 09:43

Dhuna barbare në Krujë, Rrahman Rraja dorëzon dorëheqjen në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare në Krujë, Rrahman Rraja dorëzon dorëheqjen

Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Rraja dha dorëheqjen pas sulmit që ndodhi në Krujë, ku vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, pasi ishin ankuar për shpërthimet në guroren e Përparim Rrajës.

Rrahman Rraja depozitoi dorëheqjen pak para mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.

Në vend të tij, në radhët e socialistëve, pritet të ulet Arkend Balla. 

Kujtojmë se Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin e deputetit me 8 korrik pas skandalit të ndodhur në Krujë.  Pas bujës së madhe mediatike, Rrahman Rraja ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Po ashtu ai i ka bërë thirrje të birit që të dorëzohet, pasi ai është ende në arrati. Gjithashtu ai i kërkuar falje Edi Ramës për “këtë shqetësim që i ka shkaktuar”.

"Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova", njoftoi Rraja.

dhuna barbare kruje rrahman rraja kuvend doreheqje

Lini një Përgjigje